BE: Ushtria fajtore do rishohimmarrëdhënien me Egjiptin
Të tjera rreth shkrimit Ban ki Moon i shqetësuar për trazirat Dje u dha fund qëndresës në xhami
BRUKSELI - Bashkimi Europian ka dalë sot me një deklaratë veçanërisht të fortë për situatën në Egjipt ku ngarkon me përgjegjësi kryesore autoritetet e përkohshme të Egjiptit dhe ushtrinë dhe thuhet se BE do rishohë marrëdhëniet me Egjiptin.
Në deklaratën e firmosur nga autoritete më të lartë të BE, Barroso dhe Van Rompuy, shprehet keqardhja e thellë që përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar për të ndërmjetësuar një zgjidhje përmes dialogut nuk u morën parasysh.
Në deklaratë thuhet qartë se “përshkallëzimi i mëtejshëm i situatës duhet të ndalohet”. “Egjipti është partner kyç i Bashkimit Europian. Ne kemi interes dhe përgjegjësi të përbashkët për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në një rajon strategjik…. Përshkallëzimi mund të ketë pasoja të paparashikuara për Egjiptin dhe më gjerësisht për rajonin”.
BE kërkon rinisjen e menjëhershme të dialogut, rifutjen e vendit në një process demokratik dhe lirimin e të burgosurve politikë. Në fund të deklaratës thuhet se: “ Në bashkepunim me partnerët ndërkombëtarë dhe rajonalë, BE do të qëndrojë seriozisht e angazhuar në përpjekjet për të nxitur fundin e dhunës, rinisjen e dialogut politik dhe kthimin në një process demokratik. Në shërbim të kësaj, së bashku me Vendet Anëtare, BE do të rishikojë në mënyrë urgjente ditët e ardhshme marrëdhëniet e tij me Egjiptin dhe do të marrë masa me qëllim arritjen e këtyre objektivave”.
Redaksia online
(ep/sg/shqiptarja.com)