E Diel, 1 Nëntor 2026

BE dënon protestat e dhunshme/ Dënojmë me forcë përshkallëzimin shkatërrimin e pronës publike e private!

Delegacioni i BE në Tiranë ka reaguar për sulmet e protestuesve që prekën edhe godinat e qeverisë dhe biznese private. Në deklaratë, dënohet përshkallëzimi i dhunës dhe bëhet thirrje për vetëpërmbajtje. “Dhuna nuk ka vend në demokraci”, thotë deklarata ndërsa kërkohet të respektohet e drejta e tubimit dhe shqetësimet të adresohen përmes dialogut.

Reagimi i plotë:

Dënojmë me forcë përshkallëzimin e dhunës gjatë protestës dhe shkatërrimin e pronës publike dhe private.
U bëjmë thirrje protestuesve të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të shmangin çdo akt dhune.

Dhuna nuk ka vend në demokraci. Liria e tubimit dhe e shprehjes janë të drejta themelore dhe vlera thelbësore evropiane. Ato duhet të respektohen dhe të ushtrohen në mënyrë paqësore.
Dialogu konstruktiv mes të gjitha palëve është e vetmja rrugë përpara për të adresuar shqetësimet legjitime.

Në protestën e dhunshme të një dite më parë, protestuesit dogjën edhe godiën e Kolegjit të Europës te Piramida.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›