BE denoncon referendumet ruse dhe sabotimin e gazsjellësit Nord Stream

Përfaqësuesi i lartë i BE për çështjet e jashtme dhe politikën e sigurisë, Josep Borrell ka denoncuar rezultatin e falsifikuar të referendumeve të paligjshme në disa rajone të Ukrainës dhe sabotimin e dyshuar të gazsjellësit Nord Stream.
“BE denoncon mbajtjen e “referendumeve” të paligjshme dhe rezultatin e tyre të falsifikuar. Kjo është një tjetër shkelje e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, mes abuzimeve sistematike të të drejtave të njeriut. Ne përgëzojmë guximin e ukrainasve, të cilët vazhdojnë të kundërshtojnë dhe rezistojnë pushtimin rus”, shkruan Borrell në rrjetin social Twitter.
/rtsh.al/