BE dërgon diplomat në Siri, bisedime me udhëheqësit rebelë pas rrëzimit të Assadit

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Kaja Kallas tha se i dërguari i bllokut për Sirinë po shkon në Damask për të biseduar me rebelët islamikë, që kanë marrë drejtimin e vendit pas rrëzimit të regjimit të Bashar al-Asad.
“Kam ngarkuar një diplomat evropian për të shkuar në Siri, për të krijuar kontakte me liderët e rinj dhe popullin në Damask. Diskutimet në Këshillin e Punëve të Jashtme kanë në fokus mënyrën dhe nivelin e angazhimit me udhëheqjen e re të Sirisë dhe se çfarë hapash të tjerë do të jemi të gatshëm të ndërmarrim nëse shohim se Damasku po shkon në drejtimin e duhur“,- u tha Kallas gazetarëve përpara një takimi të ministrave të jashtëm të BE në Bruksel.
Lëvizja e Brukselit erdhi pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe thanë se kishin kontaktuar me autoritetet e reja në Damask, që drejtohen grupi rebel Hayat Tahrir al-Sham, i cili në të kaluarën ka qenë degë e grupit xhihadist Al Kaeda.
Ndërkombëtarët kanë nisur kontaktet e kujdeshme me liderët e rinj në Siri pas rrëzimit të regjimit gati 50-vjeçar të familjes Asad, ndersa ky i fundit ka marrë azil në Rusi.
Gazetare: Vjolla Sharri
/rtsh.al/