E Hënë, 2 Nëntor 2026

Putin: Perëndimi po teston linjat e kuqe të Rusisë, nuk do ta tolerojmë

“Perëndimi po teston linjat e kuqe të Rusisë”, me këtë ton Presidenti rus Vladimir Putin hodhi një akuzë të guximshme kundër Perëndimit ndërsa bëri të qartë se nuk do t’i pranojë dhe se Moska do të detyrohet t’i përgjigjet lëvizjeve.

“Ambiciet e NATO-s kanë tejkaluar prej kohësh zonën e saj historike të përgjegjësisë… Vendet e NATO-s po rrisin shpenzimet ushtarake dhe po krijojnë grupe sulmi pranë kufijve të Rusisë”, theksoi Putin.

Ndër të tjera, presidenti rus tha se sipas tij, SHBA po inkurajon përshkallëzimin në Ukrainë duke dërguar armë dhe ndihma të tjera,.

Putin tha se Rusia është e shqetësuar për zhvillimin e raketave me rreze të shkurtër dhe të mesme.

‘Së shpejti do të nisë prodhimi masiv i raketave Oreshnik”, kërcënoi Putin  edhe në lidhje me raketën balistike hipersonike që Moska ka përdorur tashmë kundër Ukrainës.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›