BE dërgon mision vëzhgues për zgjedhjet e 3 nëntorit
MITROVICE- Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zbogar, ka thënë se zgjedhjet lokale të 3 nëntorit janë të rëndësishme dhe se BE-ja do të dërgojë një mision prej 100 vëzhguesish.
Zbogar ka biseduar në Mitrovicë me kandidatin për kryetar të kësaj komune, Oliver Ivanovic, raportojnë mediat serbe.
“Ne vetëm do t’i vëzhgojmë zgjedhjet. Do të dërgojmë misionin vëzhgues prej 100 personash, i cili do të monitorojë procesin zgjedhor në të gjitha komunat”, ka thënë Zbogar.
Ai ka kujtuar se zgjedhjet lokale janë mundësi që njerëzit të vendosin se kush do t’i udhëheqë në nivelin komunal.
(er.nu/BalkanWeb)