Kanada, treni përplaset me një autobus, 5 të vdekur
KANADA - Të paktën pesë persona raportohet të kenë humbur jetën gjatë përplasjes së një treni dhe një autobusi dykatësh në qytetin kanadez të Otaves. Pamjet televizive treguan pamjet e autobusit të shkatërruar si pasojë e përplasjes me trenin.
Si pasojë e ngjarjes së rëndë, lokomotiva doli nga shinat së bashku me dy vagonë të tjerë. Autoritetet Kanadeze bënë të ditur se pjesa më e madhe e të plagosurve janë dërguar në spital, ndërsa tre persona janë në gjendje të rëndë.
Sipas dëshmitarëve, pavarësisht afrimit të trenit, autobusi nuk kishte ndaluar duke ngritur dyshime për një problem në sistemin e frenave.
(er.nu/news24/BalkanWeb)