E Enjte, 5 Nëntor 2026

BE dhe Gjermania: Të nisin sa më shpejt bisedimet për integrimin e Shqipërisë

Komisioneri për zgjerim i BE, Oliver Varhelyi dhe ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, janë shprehur njëzëri për fillimin sa më të shpejtë të bisedimeve për pranimin e Shqipërisë në BE. Ata kanë diskutuar ditën e sotme për integrimin në BE të Ballkanit Perëndimor, ndërsa u shprehën se bisedimet e pranimit të Shqipërisë dhe Maqedoninë e Veriut të nisin sa më shpejt. Ata kanë shprehur mbështetjen  e tyre për rajonin e Ballkanit Perëndimor në luftën kundër COVID-19.

“Diskutim i mirë me ministrin e Jashtëm gjerman, Heiko Maas ndamë sot pikëpamje të shkëmbyera mbi  Ballkanin Perëndimor dhe nevoja për të ecur përpara procesi i zgjerimit të BE-së, përfshirë duke filluar bisedimet e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut sa më shpejt të jetë e mundur. Mbështetja jonë për rajonin në luftën kundër  COVID-19 vazhdon’, shkruan Varhelyi në Twitter

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›