E Enjte, 5 Nëntor 2026

Paris, Rama pritet nga Makroni

Kryeministri shqiptar Edi Rama gjendet në Paris, ku në Pallatin Elysee është pritur personalisht nga presidenti i Francës Emmanuel Macron. Ende nuk është publikuar axhenda e bisedimeve, por mendohet që problemet e integrimit do të jenë në tryezë.  Franca ka qenë ndër pak vendet që ka vendosur “veton” duke bllokuar hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore, duke vënë në dyshim të gjithë procesin e zgjerimit evropian. Takimi i fundit dypalësh mes zotit Rama dhe zott Macron në Elysee ishte ai i 15 Majit të vitit 2018. Më pas ata janë takuar pas një ftese të kancelares Merkel në Maj të vitit 2019 me liderët e Kosovës në Berlin.

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›