E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE dhe SHBA drejt nje marreveshje per tregtine e lire

Presidenti i Komisionit Europian Hoze Manuel Barrozo deklaroi se Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të nisin negociatat për një marrëveshje për tregtinë e lirë.
"Do të jetë një marrëveshje e kuptueshme që do të tejkalojë tarifat duke integruar tregjet dhe duke hequr barrierat. Vlerësohet se kur kjo marrëveshje të zbatohet ekonomia europiane do të rimëkëmbet sepse mendohet se do të jenë me miliarda euro fitime cdo vit, dhe dhjetëra mijëra vende pune”.
Raporti vjen disa ditë pasi presidenti amerikan Barak Obama bëri apel për arritjen e një marrëveshje me 27 vendet anëtare pikërisht për tregtinë e lirë.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian kanë krijuar tashmë marrëdhënien më të madhe ekonomike në botë dhe një nga më të komplikuarat.
Një marrëveshje e radhës do të lidhte Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ekonominë më të hvilluar në botë me katër vende të tjera gjithashtu të fuqishme si Gjermania, Franca, Britania e Madhe dhe Italia.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›