E Diel, 1 Nëntor 2026

Ligji per martesat mes homoseksualeve dhe biresimi i femijeve nga nje cift gay

329 vota pro dhe 229 kundër. Ishte ky rezultati i votimit pas një debati te gjere te parlamentit francez  për ligjin e martesave mes homoseksualëve , përfshire dhe  të drejtën e birësimit të fëmijëve nga çiftet gay.

Që ai të hyjë në fuqi, duhet të marrë edhe aprovimin përfundimtar të Senatit dhe Gjykatës Kushtetuese.

“Martesa për të gjithë”, një projektligj i propozuar nga presidenti Francois Hollande, u mbështet prej socialistëve në pushtet dhe disa partive të tjera të majta.

Rezultati i votimeve u prit me reagime të përziera, me deputetët e majtë që u ngritën në duartrokitje dhe shoqatat “LBGT” që shprehën kënaqësinë e tyre për këtë “hap gjigant kundër diskriminimit të prirjes seksuale”, por edhe me kundërshtimin e ashpër të shoqatave konservatore dhe pro familjes, që premtuan vazhdimin e luftës së tyre ligjore kundër këtyre martesave.

Rreth 800 mijë francezë manifestuan në organizimin më të madh, në 13 janar në rrugët e Parisit, për të kundërshtuar ligjin , ndërkohë qe nuk kane munguar dhe protestat pro tij. 

Aktualisht, çiftet LBGT në Francë zotërojnë të drejtën e bashkëjetesës civile, e cila u njeh të drejta të ngjashme me atë të një martese, përfshirë dëmshpërblime për prishjen e martesës dhe u njeh çifteve mundësinë e trashëgimisë

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›