E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE eshte pro zgjedhjeve te jashtezakonshme


Gjetja e zgjidhjeve kushtetuese per mbajtjen sa me pare te zgjedhjeve ne Kosove ishte teme e takimit midis Robert Cooper diplomat i larte ne Bashkimin Evropian me perfaqesuesit e vendeve te Quint-it dhe kryeministrin e Kosoves Hashim Thaci. Behet e ditur se ne kete takim ishte i pranishem edhe shefi i ICO-se Pieter Feith i cili eshte perpjekur te gjendet nje marreveshje per zgjedhje te parakohshme te caktuara me 13 shkurt. Sipas burimeve nga BE-ja mund te kete zgjidhje me te hershme se kjo date.

Nderkohe Presidenti i AKR-se Behxhet Pacolli deklaroi se nuk eshte kunder zgjedhjeve te jashtezakonshme. Naser Rugova nenkryetar i LDD-se tha se gjithcka rreth zgjedhjeve pritet te mesohet te enjten kur mund te mbahet nje seance e kuvendit te Kosoves.
Kryesia e Kuvendit takohet te marten ku edhe pritet te caktohet rendi i dites ne te cilen sipas te gjitha mundesive do te hyje edhe mocioni i votebesimit per qeverine Thaci.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›