Hiqet moratoriumi per shpim-kerkimin e naftes ne Gjirin e Meksikes
Administrata Obama hoqi moratoriumin per operacionet e shpim-kerkimit ne ujerat e thella per nafte dhe gaz natyror ne Gjirin e Meksikes moratorium qe u vendos pak aksidentit ne Gji ne muajin prill i cili shkaktoi 11 te vdekur dhe u pasua me derdhjen me te madhe te naftes ne histori. Sic thuhet ne materialin ne vazhdim reagimi nga sektori i energjitikes dhe udheheqesit politike te shteteve te Gjirit te Meksikes ka qene pozitiv por i rezervuar.
Guvernori i Teksasit Rick Perry i cili ngriti padi kunder qeverise federale lidhur me ndalimin e operacioneve te shpimit mesoi rreth heqjes se moratoriumit gjate nje vizite ne Houston. Guvernatori republikan u shpreh me rezerve ne pergjigjen e tij.
Djalli eshte gjithnje tek hollesite prandaj le ti hedhim nje veshtrim se cfare thuhet ne vendimin per heqjen e moratoriumit madje ne do te vazhdojne perpjekjet tona nese shikojme kufizime ne aftesite tona per te krijuar vende pune dhe per te bere kerkime per nafte ne ujera te thella.
Guvernori republikan i Luizianes Bobby Jindal shteti i te cilit eshte demtuar me shume nga derdhja e naftes se kompanise BP dhe humbja e vendeve te punes si pasoje e moratoriumit tha se vendimi i Shtepise se Bardhe per heqjen e moratoriumit ishte nje lajm i mire qe duhette ishte marre shume me pare.
Anetarja demokrate e Dhomes se Perfaqesuesve Sheila Jackson Lee e cila perfaqeson distriktin e Houstonit tha se njoftimi i Shtepise se Bardhe ishte lajm shume i mire per rajonin e Gjirit te Meksikes.
Administrata Obama do ta heqe moratoriumin dhe eshte e qarte se demokratet dhe republikanet e kuptojne rendesine e industrise energjitike ne kete rajon. Administrata Obama na e beri te qarte shume prej nesh ne Kongres se do te behej nje shqyrtim i hollesishem por ata e bene te qarte edhe vendimin se ky moratorium do te hiqej para 30 nentorit. Administrata nuk eshte kunder Teksasit nuk eshte kunder shpimeve ne ujerat e thella. Ne fakt presidenti amerikan para aksidentit te tmerrshem te kompanise BP la te kuptonte angazhimin e tij per shpimet e naftes ne bregdet.
Zonja Jackson Lee tha se nje perpjekje nderpartiake e senatoreve dhe kongresmeneve nga shtetet e Gjirit si Teksasi Luiziana dhe Mississippi ndikuan presidentin Obama dhe Sekretarin e Burimeve Natyrore Ken Salazar qe te hiqej moratoriumi sa me pare qe te ishte e mundur.
Zyrtaret federale llogarisin se vendimi per ndalimin e shqimeve ne ujerat e thella shkaktoi humbjen e 8 mije deri 12 mije vendeve te punes. Por zyrtaret ne Luiziana thane se shume kompani te vogla e ndjene me teper ndikimin e moratoriumit se sa kompanite e medha qe kishin me shume burime financiare.
Nje ekspert i energjise ne Houston me nje opinion te fuqishem lidhur me kete objekt eshte ish presidenti i kompanise Shell Oil John Hofmeister i cili tani drejton organizaten private Citizens for Affordable Energy.
Ky moratorium ishte nje ide negative qe ne fillim dhe nuk ishte i domosdoshem. Industria ka operuar ne menyra te sigurta me perjashtim te aksidentit te tmerrshem te BP-se. Nuk pati nje kriter per ndalimin e punes se 33 platformave per shpimin e naftes. Ato te gjitha kaluan inspektimin. Ky ishte nje akt politik per te cilin do te kete pasoja politike dhe me vjen keq qe e them kete.
Zoti Hofmeister tha se demet e shkaktuara nga moratoriumi dhe veprime te tjera nga administrata Obama qe kane ngadalsuar prodhimin e naftes ne vend do te bejne qe cmimi i naftes ne Shtetet e Bashkuara te dyfishohet deri ne vitin 2012. Ai tha se kufizimet per prodhuesit e naftes ne vend ka te ngjare te shtojne importet per te permbushur kerkesat ne rritje per energji ne Shtetet e Bashkuara.
Zyrtare te administrates Obama thone se shpimet ne Gjirin e Meksikes nuk ka te ngjare te fillojne se shpejti sepse kompanite perkatese duhet te permbushin kerkesa te reja sigurie.
Zyrtaret thone se mund te duhen disa jave per miratimin e lejeve per shpimet e naftes. Por Sekretari amerikan i Burimeve Natyrore Salazar tha se kompanite te gatshme te zbatojne rregullat mund te operojne ne Gjirin e Meksikes ku nxirret me shume se 30 per qind e naftes ne Shtetet e Bashkuara.