E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE eshte udheheqese

Perfaqesuesja e Larte e Bashkimit Europian Catherine Ashton ende po konsultohet me Prishtinen Beogradin dhe faktoret nderkombetare rreth dialogut mes Kosoves dhe Serbise.

Ne nje interviste me shkrim per Gazeten Express Baronesha Ashton flet per vizionin e saj rreth dialogut qe u lansua pas aprovimit te rezolutes ne Asamblene e Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara.

Ajo thote se dialogu synon te promovoje bashkepunimin dhe arritjen e progresit te Kosoves dhe Serbise ne rrugen drejt Europes si dhe te permiresoje jeten e njerezve ne te dyja vendet. Une pres qe ky te jete nje proces hap pas hapi ka theksuar Ashton.

Express Kur do te filloje dialogu mes Prishtines dhe Beogradit dhe cfare eshte duke bere BE per nisjen e ketij procesi
Ashton Gjate periudhes se ardhshme kohore ne do te konsultohemi me partneret tane dhe te dyja palet per te kerkuar pikepamjet e tyre dhe per tu pajtuar me ta rreth menyres se procedimit te dialogut. Integrimi ne BE eshte nje proces afatgjate prandaj eshte e rendesishme qe dialogu te filloje tani. Natyrisht sa me shpejt aq me mire por ne gjithashtu duhet te sigurojme qe dialogu te pergatitet mire. Une kam pasur rastin e pare te takohem me perfaqesuesit Serbise dhe Kosoves si dhe me partnere tjere nderkombetare sic jane Shtetet e Bashkuara te Amerikes gjate kesaj jave ne New York per te degjuar pikepamjet e tyre.

Intervisten e plote mund ta lexoni ne Express....

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›