E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE gjobit Greqine

Komisioni Europian do te gjobise me 344 milione euro Greqine pasi ka zbuluar se per 10 vjet qeverite kane abuzuar duke financuar bujqesine ne menyre te paligjshme.

Lajmi behet publik prej te perditshmes Ta Nea sipas te ciles Komisioni pritet te marre neser vendimin me te cilin Athina duhet te paguaje haracin per financimet e paligjshme qe qeverite e meparshme i kane bere bujqve gjate viteve te fundit.

Hetimet e para u kryen per financimet e viteve 2004 -2007ndersa Komisioni kercenon me verifikimin e gjithe financimeve qe nga 1997-2010.

Pervec gjobes Athina zyrtare kercenohet me detyrimin per ti kthyer arkes se perbashket europiane financimet totale qe i jane bere sektorit te bujqesise dhe qe konsiderohen si te paligjshme.Keto para u jane dhene bujqve gjate dhjetevjecarit te fundit.

Kontrolloret e Komisionit vleresojne se shuma e financimeve te parregullta i kalon 1.3 miliarde euro.

Nese kjo gje ndodhsic ka shume gjasa listes se gjate te borxheve te vendit do ti shtohet edhe 1 pike perqindjecka e con deficitin e brendshem te vendit ne mbi 16 te GDP-se.

Financimet me te medha jane dhene ne menyre te paligjshme prej qeverise se Karamanlis pak perpara zgjedhjeve parlamentaredy here te fituara prej Demokracise se Re.

Gazeta shkruan se Karamanlis dhe ekipi i tij dhane para per te perfituar zgjedhjetpor haracin do ta paguajne taksapaguesit greke per shume vite te tjera.

Ne krye te listes se financimeve te paligjshmerenditet se nje pakete prej 500 milione eurosh eshte dhene per bujqit pak para zgjedhjeve te 2006edhe pse komisioni e kishte paralajmeruar qeverine helene se finacimet per kete sektor jane te jashteligjshme.

Mbas publikimit te lajmit per gjoben qe i eshte vene Greqise prej Komisionit ministri i Bujqesise Kostas Skandalishis deklaroi se vendit nuk i mbetet rruge tjetervecse ti bindet vullnetit te Komisonit.

Skandalidis tha se qe prej nje viti Greqia po tregohet e sinqerte me partneret europiane dhe po ben perpjekje maksimale per reformimin e sistemit te dhenies se subvencioneve ne bujqesi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›