Opozita kunder zgjedhjeve te jashtezakonshme
Partite opozitare ne Kosove deklaruan sot se nuk mbeshtesin mbajtjen e zgjedhjeve te jashtezakonshme ne Kosove.
Megjithate sipas tyre zgjedhjet e tilla do te perkraheshin vetem ne rast se do te perkeqesohej situata politike ne vend.
Pas takimit te Grupit punues per zgjedhjet nenkryetari i pare i Aleances per Ardhmerine e Kosoves Blerim Shala sipas Telegraf tha se kjo parti nuk e mbeshtet idene per zgjedhje te jashtezakonshme ne vend.
Po ashtu edhe Ibrahim Makolli nga Aleanca Kosova e Re tha se vendi nuk ka nevoje te shkoje ne zgjedhje te jashtezakonshme per faktin se mbajtja e zgjedhjeve per nje periudhe te shkurter cenon mbarevajtjen e zgjedhjeve ne Kosove.
Nderkaq Hajredin Kuci nga Partia Demokratike e Kosoves pas ketij takimi te Grupit punues per zgjedhjet nuk ka dashur te flase rreth kesaj ceshtjeje.