BE-ja arrin pajtimin per rezoluten
Takimi i djeshem me Presidentin serb Boris Tadic thuhet te jete perfundimtar dhe zyrtare te BE-se thone se shpresojne ne kompromis. Aktualisht thuhet qe te punohet ne amendamentin e rezolutes serbe duke ndryshuar dy pikat qendrore te saj ate per shkeputjen e njeanshme dhe bisedimet per statusin e Kosoves. Zyrtare te BE-se thone se zonja Ashton tentoi ta binde Presidentin serb per te hequr dore nga bisedimet per statusin dhe do i ofroje atij mundesi per lehtesimin e dialogut me Prishtinen zyrtare.
Mesohet se vendet anetare te BE-se kane arritur pajtueshmerine per nje qendrim te perbashket ndaj Serbise dhe rezolutes se saj megjithese nje numer vendesh europiane qe nuk e kane njohur pavaresine e Kosoves thuhet te jene pajtuar vetem me parimet e pergjithshme pa e prekur qendrimin e tyre per Kosoven.
Autoritetet ne Serbi nderkaq thone se nuk mund te heqin dore nga qendrimi kunder pavaresise se Kosoves por kane pranuar se mund te arrihet nje kompromis me BE-ne per rezoluten e paraqitur ne OKB.
Kjo rezolute qe ben thirrje per rifillimin e bisedimeve per statusin e Kosoves dhe kundershton sic thuhet shkeputjen e njeanshme u dorezua ne OKB nje jave pasi Gjykata Nderkombetare e Drejtesise ofroi mendimin e saj per ligjshmerine e shpalljes se pavaresise se Kosoves.
Nderkohe sipas gazetes Blic nga rezoluta serbe eshte hequr formulimi se secesioni i njeanshem eshte menyre e papranueshme e zgjidhjes se problemeve dhe ne vend te formulimit per bisedime per te gjitha ceshtjet e hapura Prishtina dhe Beogradi ftohen ne bisedime per ceshtje jetesore. Po ashtu ne rezolute nuk jepet te kuptohet se behet fjale per dy shtete te vecanta duke qene se eshte hequr fjalia kthimi drejt ardhmerise dhe forcimi i perspektives europiane te Serbise dhe te Kosoves. Po ashtu kompromisi i perfolur perfshin edhe bisedime nen patronatin e Bashkimit Europian dhe jo te OKB-se.8232Edhe ambasadori britanik ne Serbi Steven Wordsworth ka deklaruar se vendet e Bashkimit Europian kane rene dakord me tekstin e rezolutes se Serbise per Kosoven.8232Fakti se pajtueshmerine per tekstin e kane arritur te 27 vendet e BE-se perfshire edhe 5 vendet qe nuk e kane pranuar Kosoven garanton se formulimet nuk do ta paracaktojne ceshtjen e shtetesise se Kosoves eshte shprehur ambasadori Wordsworth dje ne Beograd duke shtuar se ne tekst nuk kerkohet qe Serbia ta pranoje Kosoven.8232Sipas tij behet fjale per gjetjen e menyres se njohjes se mendimit te Gjykates Nderkombetare te Drejtesise. Ai me tutje tha se shpreson qe Serbia dhe BE-ja te arrijne nje marreveshje qe do te jete baze per te shkuar se bashku ne Asamblene e Pergjithshme te OKB-se me rezolute qe atehere do te miratohej me konsensus. Ambasadori Wordsworth gjithashtu tha se per Britanine dhe per te gjitha vendet e tjera te BE-se qe e kane njohur Kosoven ne propozim-rezoluten e Serbise ishin te papranueshme shume ceshtje ne mesin e te cilave edhe hapja e rruges per bisedime te reja per status.