BE-ja bie dakord për paktin, Britania ngelet vetëm

Lajmi bëhet i ditur nga liderët evropianë, të cituar nga “BBC”-ja. Hungaria fillimisht tha se do të mbetej jashtë paktit por tanimë ka ndryshuar qëndrim.
Shtetet e tjera jashtë eurogrupit kanë rënë dakord, disa në pritje të diskutimeve në parlamentet respektive. Kameron ka ngulur këmbë për përjashtimin e Mbretërisë së bashkuar nga disa rregulla financiare dhe përdori veton për ta bllokuar.
Në vend të kësaj, shtet e eurozonës ranë dakord që të arrinin një marrëveshje mes veti (pa 10 shtetet e BE-së që nuk janë pjesë e Eurozonës), por tani duket se i kanë bindur edhe shtetet e tjera me përjashtim të Britanisë së madhe.
“Në fakt, 26 liderë janë në favor të këtij pakti. Ata janë të bindur se euro-ja është një e mirë e përbashkët”, tha Presidenti I Këshillit të Bashkimit Evropian, Herman Van Rompuy.
/Start/F. Prroni/
2011-12-09 17:49