Gjenerali Dempsey: SHBA jashtëzakonisht e shqetësuar për Euron

Ushtaraku amerikan me gradën më të lartë, gjenerali Martin Dempsey ka deklaruar se SHBA është "jashtëzakonisht e shqetësuar" për të ardhmen e euros. "Ne jemi jashtëzakonisht të shqetësuar për shëndetin dhe ekzistencën e euros, sepse në një farë mënyre ne jemi të ekspozuar", shpjegoi ai përpara Këshillit të Atlantikut, një organizëm studimor në Uashington, duke theksuar rëndësinë e tregtisë mes Evropës dhe SHBA-së dhe "rrezikun e rrëmujave civile dhe shpërbërjes së unionit".