E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE-ja dhe NATO-ja keshillohen per nderhyrjen ushtarake ne Libi

Ministri i jashtem finlandez Alexander Stubb nuk e kupton tere shqetesimin rreth angazhimit ushtarak. Sipas tij nje pirg urithi nuk duhet bere mal. Stubb e quajti historik mandatin e gjere te OKB-se

Kemi ketu nje rezolute te OKB-se e cila jep nje mandat mjaft te gjere per te mbrojtur civilet ne Libi. Ne mbeshtetje te ketij mandati ishin Bashkimi Evropian Liga Arabe Bashkimi Afrikan gjithe bashkesia nderkombetare.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Votimi i shteteve anetare te Keshillit te Sigurimit mbi zonen e ndalim-fluturimit per Libine me 17 mars 2011.Por Gjermania pati abstenuar ne Keshillin e Sigurimit dhe me kete u gjet ne shoqerine e shteteve si Rusia dhe Kina. Nje sere komentesh shtypi ben fjale per izolim gjerman. Deri tani qeverite e vendeve te BE-se kane qene te permbajtura me kritiken. Megjithate ministri i Jashtem luksemburgas Jean Asselborn u distancua nga sjellja e Gjermanise.

Gjermania e izoluar

Ka nje nuance me Gjermanine por kjo ka te beje me pergjegjesine e Gjermanise dhe une nuk jam ketu per te ta kritikuar kete gje. Vetem e konstatoj tha ai.

Homologu i tij gjerman Guido Westerwelle shpreh para se gjithash keqardhje qe Evropa paraqitet serish e ndare E di qe kjo natyrisht nuk eshte e lehte kur brenda Evropes vendet vendosin ne menyra te ndryshme. Megjithate si minister i jashtem gjerman nuk mund te dergoj ushtare gjermane ne Libi sepse e bejne te tjeret po duhet te jem vete i bindur per kete. Dhe ne vendosem qe te mos marrim pjese me ushtrine tone ne nderhyrjen ushtarake ne Libi.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Aeroplanmbajtesja franceze Charles de Gaulle duke u nisur drejt Libise.Westerwelle u ndie fillimisht i konfirmuar nga nje deklarate e Amr Moussas sekretarit te pergjithshem te Liges Arabe te dielen. Ky kishte shprehur mendimin se aksionet ushtarake po tejkalonin mandatin. Por te henen vete Moussa deklaroi se ishte keqkuptuar dhe se vazhdonte te mbeshteste rezoluten.

Mungesa e unitetit

Te pakten BE-ja arriti te pajtohej per sanksione te metejshme kunder personave dhe institucioneve libiane. Me gjasa sanksionet kunder industrise se naftes do te pasojne se shpejti.

Por Evropa eshte e ndare edhe ne pyetjen se kush duhet ta udheheqe ne te ardhmen aksionin ushtarak. Deri tani ishte nje nisme e shteteve te vecanta fillimisht France Britani e Madhe dhe SHBA tani shtohen edhe te tjera. Por ministri i jashtem italian Franco Frattini gjykon se tani kerkohet NATO-ja.

Ne besojme se ka ardhur koha qe nga nje koalicion te vullneteshmve te mberrijme te nje qasje brenda NATO-s e bashkerenduar me mire. Sepse NATO-ja ka aftesine pervojen per te drejtuar nje aksion te mirekoordinuar.

Por te NATO-ja grindja vazhdon. Franca eshte kunder marrjes se komandes nga aleanca sepse thote ajo NATO-ja ka nam teper te keq ne boten arabe. Edhe Turqia eshte e mbyllur ndaj kesaj. Dhe kur vetem nje anetar i NATO-s thote jo nuk shtrohet per diskutim nje udheheqje prej NATO-s.

Autor Christoph Hasselbach / Elert Ajazaj

Redaktoi Bahri Cani

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›