E Diel, 1 Nëntor 2026

Mosmarreveshjet mes Serbise dhe Malit te Zi ne prag te regjistrimit te popullsise

Beogradi thote se serbet dhe malazezet jane nje popull dhe te njejtet mohojne gjuhen malazeze dhe kishen Autoqefale. Kesaj fushate po i paraprin Mitropoliti i Kishes Serbe Ortodokse Amfillohije.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Mitropoliti i kishes Ortodokse Serbe Amfillohije

Qarqe te caktuara te Beogradit gjithnje e me shume jane duke mohuar gjuhen kombin dhe autonomine e kishes ortodokse malazeze. Kjo gje ndodh ne prag te regjistrimit te popullsise ne Mal te Zi ku qytetaret duhet te deklarohen edhe per perkatesine e tyre nacionale dhe fetare.

Partite opozitare pro serbe e pershendesin kete strategji te Qeverise se Beogradit e vecmas pjesen qe ka te beje me serbet si popull shtetformues ne Mal te Zi .

Gjuha dhe kisha malazeze vihen ne diskutim nga Serbia

Goran Daniloviq nga Partia e re Demokratike Serbe Nese dikush publikikisht tenton te kujdeset per serbet ne rajon nuk do te thote se synim ka cenimin e rendit kushtetues te Malit te Zi. Problemi qendron ne faktin se ne Mal te Zi ka shume serbe andaj dikush frikesohet se pala tjeter do ti beje per vete nese tregon kuijdes per ta .

Nga ana tjeter Miodrag Vukoviq funksionar i larte i Partise Demokratike te Socialisteve ne pushtet thote se kjo gje shikuar ne aspektin politik dhe juridik eshte Ky eshte sulm direkt ndaj rendit kushtetues te nje shteti sovran ne cgje fuqimisht duhet te reagojme. Ata e dine mire se ketu smund asgje te bejne thote Vukoviq .

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ministri i Jashtem i Malit te Zi Milan Rocen

Misionin e qarqeve te caktuara serbe ne Mal te Zi po e zbaton edhe Mitropoliti i kishes Ortodokse Serbe Amfillohije .

Shefi i diplomacies malazeze Millan Rocen thote se Ky eshte nje pranim i hapur qe duhet te vazhdohet me financimin dhe kujdesin monasticizmit dhe klerit per shkak te misionit te tyre shpirteror ne funksion te ruajtjes se identitetit nacional. Kisha Ortodokse serbe ne kete dokument trajtohet si subjekt politik i cili financohet nga buxheti i Serbise thote Rocen .

Tentimi i perzierjes se Serbise ne prag te regjistrimit te popullsise ne Mal te Zi lidhet edhe me hapjen e konsullates Serbe ne Herceg Novi. Kryeparlamentari Ranko Krivokapic thote se nje aktivitet i tille ka nje prapavi politike. Kete e deshmon dhe fakti i hapjes se konsullates Serbe pa u perfunduar ne teresi godina e saj.

Autor Vera Katana

Redaktoi Angjelina Verbica

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›