BE-ja dhe SHBA-ja grinden per ombrellen e shpetimit

Ministri amerikan i financave Timothy Geithner mbeti te premten 16.09.2011 ne Wroclaw kryesisht i padukshem per shtypin nderkombetar. Geithner nuk kaloi permes hyrjes kryesore dhe zyrtarisht nuk u tha asnje fjale reportereve. Ne salle ai i inkurajoi ministrat e mbledhur te 17 shteteve te euros qe ti jepnin fund llomotitjes per fundin e bashkimit monetar. Nga kendveshtrimi i tij nevojiten me shume perpjekje te evropianeve per te qetesuar tregjet financiare dhe keto shpejt. Timothy Geithner eshte i pari minister i financave amerikan qe ka marre ndonjehere pjese ne nje takim te Euro-Grupit.
Ministri amerikan i financave propozoi me sa duket qe evropianet ta rrisin ndjeshem vellimin e fondit te tyre te shpetimit per te mbeshtetur ne rast nevoje edhe Italine e Spanjen. Ministri gjerman i financave Wolfgang Schuble tha se ishte dicka e mire qe Geithner-i kishte ardhur ne Varshave Duhet ti zgjidhim problemet tona ne te dyja anet e Atlantikut per te vendosur me shume stabilitet ne tregjet financiare. Sepse kja eshte arsyeja kryesore perse ne duhet te druajme nje dobesim ne zhvillimin global. Pra evropianet dhe amerikanet duhet te zgjidhin detyrat e tyre te shtepise dhe kete ne e bejme se bashku.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Pati nje diskutim te nxehte me kolegun e tij amerikan Geithner Wolfgang SchubleDisa ministra evropiane te financave nuk i pranuan keshillat direkte se si duhet ta luftonin krizen e huave ne fund te fundit edhe SHBA-ja ka sipas tyre nje problem te jashtezakonshem me huate. Metoda amerikane thjesht me shtypje parash duke pranuar keshtu inflacionin nuk eshte aq e lehte per tu zbatuar ne BE thane diplomate te BE-se. Ne fund te fundit Banka Qendrore Evropiane nuk varet prej direktivave shtuan ata. Ministrja austriake e financave Maria Fekter tregoi se midis Geithner-it dhe Schuble-s ka pasur nje diskutim te ndezur ne kete ceshtje.
Debat i ndezur midis miqsh
Kryetari i Euro-Grupit kryeministri luksemburgas Jean-Claude Juncker tha se eshte e rendesishme qe vendimet e shumanshme te 21 korrikut per zgjerimin e sistemeve te shpetimit te zbatohen shpejt. Asokohe kryetaret e qeverive te 17 vendeve te euros vendosen nder te tjera zgjerimin e ombrelles se shpetimit se ciles iu vu edhe nje here vula ne Wroclaw. Juncker tha se kapaciteti i fondit te shpetimit do te rritet ne 440 miliarde euro. Vec kesaj shtoi ai fondi mund te bleje se shpejti ne menyre parandaluese obligacione shteterore te shteteve ngushte nga gjendja. Propozimet e ministrit amerikan te financave Geithner per te bere me shume dhe per ti zgjeruar fondet e shpetimit me marifete te teknikes financiare Jean-Claude Juncker i kundershtoi Dicka te tille eurozona nuk e diskuton me dike qe nuk eshte anetar u eurozones.
Disipline verbale
Kryeministri luksemburgas i beri thirrje qeverise gjermane ta paraqese qendrimin e saj ndaj krizes se huave dhe nje paaftesie pagese te mundshme me nje ze te vetem. Me sa duket Jucker-it i jane dukur penguese deklaratat e ndryshme te ministrit gjerman te ekonomise Phillip Rsler i cili e konsideron paaftesine e Greqise per te paguar te mundur. Ne duhet ti rikthehemi disiplines verbale. Nuk lejohet edhe ta ashpersojme debatin tha shefi i Euro-Grupit. Ngula kembe kundrejt kolegeve qe te jemi sa me te permbajtur.
Edhe ministrja austriake e financave Fekter keshilloi te mos spekulohet per falimentimin e Greqise. Sipas saj kjo i ben tregjet financiare edhe me te pasigurta. Falimentimi i Greqise nuk shtrohet per diskutim sepse do te kushtonte tej mase shume shtoi ajo. Tani duhet te zbatohen njehere masat e miratuara per stabilizimin e eurozones vijoi ministrja. Nuk dua qe nje e dy e te tematizojme te njejten gje.
Ndihma per Greqine shtyhet per ne tetor
Ndryshe nga cishte parashikuar kesti tjeter prej tete miliarde eurosh per Greqine nga programi i shpetimit i shteteve te euros u vendos te mos paguhet me heret sesa ne mes te tetorit. Ministrat e financave e korrigjuan planin kohor sepse revizoreve te BE-se te Fondit Monetar Nderkombetar dhe te Bankes Qendrore Evropiane u duhet me shume kohe per te gjykuar gjendjen financiare te Greqise. Troika do ta paraqese raportin e saj jo me heret se fillimi i tetorit. Ministri grek i financave Evangelos Venizelos premtoi ne Wroclaw se do te permbushen te gjitha kushtet Ne leshojme sinjalin e qarte Po i qendrojme kursit po i zbatojme masat. Vendimet e samitit te 21 korrikut jane udha e duhur jo vetem per Greqine po per gjithe eurozonen.
Por se cndodh ne rast se troika konstaton qe Greqia nuk duhet te marre kredi te tjera eshte e paqarte. Per kete ministrat e financave nuk u shprehen. Ekspertet financiare llogarisin me ate qe ne nje rast te tille Greqia do te ishte menjehere e paafte per te paguar dhe duhet te kryhej nje ristrukturim i huave. Per kete po hartohen gjoja plane ne ministrite e finacave te Euro-Grupit.
Autor Bernd Riegert /160Elert Ajazaj
Redaktoi Aida Cama