E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miting masiv për Iliridën?

Nga Express më 17 shtator 2011 në ora 12:29

Organizata joqeveritare shqiptare po shqyrtojnë mundësinë që më 11 dhe 12 janar të 2012 të organizojnë miting masiv për shënimin e 20 vjetorit të Referendumit për Autonomi Politiko – Territoriale të Shqiptarëve në Maqedoni, apo i njohur si Referendumi për Iliridën.

Një nga aktivistët e OJQ-ve shqiptare deklaroi se ideja vjen nga një grup studentësh, të cilët do të nxisin organizatat joqeveritare shqiptare për të mbajtur tubimin masiv në Shkup.

“Është nevoja që edhe ne të festojmë diçka që na takon, që ky popull ka deklaruar dhe nuk duhet të heshtet. Ishte referendum popullor dhe jemi krenar si shqiptar që baballarët tanë paskan bërë diçka në këtë vend tonin. Ne duhet të rikujtojmë këtë sepse është pjesë e historisë sonë kombëtare”, theksoi aktivisti shqiptar.

Por studentët theksojnë se ky manifestim masiv, sipas tyre, duhet të jetë një kundërpërgjigje për mitingun masiv të VMRO-DPMNE nën ombrellën qeveritare, që ishte një tubim etnik dhe që u keqpërdor për përfitime politike dhe nacionaliste.

Referendumi për Autonominë Politiko- Territoriale të Shqiptarëve në Maqedoni, apo Ilirida, u mbajt si kundërpërgjigje ndaj Referendumit për Maqedoninë e mëvetësuar, i cili u bojkotua atëkohë nga shqiptarët, për shkak të kushtetutës që ishte në disfavor dhe diskriminuese për shqiptarët.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›