E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE-ja e percare ne lidhje me e problemin e refugjateve

BE-ja eshte teper e percare ne lidhje me e problemin e refugjateve qe vijne drejt Evropes duke shfrytezuar Detin Mesdhe. Sipas fjaleve te MPB te Italise Roberto Maroni Italia ka frike se prej shkaterrimit te rendit shteteror ne Libi drejt saj mund te kete nje invazion prej rreth 15 milione refugjatesh dhe kerkon qe BE te pergatise nje plan veprimi te perbashket. Maroni tha se Italia gjendet perpara nje gjendjeje humanitare urgjente dhe per kete kerkoj prej Evropes qe te marre te gjitha masat e domosdoshme per te perballuar nje krize humanitare katastrofale.

Ministri i Brendshem gjerman Thomas de Maizire CDU i hodhi poshte kerkesa te tilla. Kurse MPB i Spanjes Alfredo Prez Rubalcaba e mbeshteti ministrin italian Maroni. Sipas ministrit Rubalcaba problemi i refugjateve nuk prek vetem Italine por te gjithe Evropen e cila do te konfrontohet me nje numer jo te vogel refugjatesh dhe per kete nuk duhet qe te mbylle syte dhe te prese se cfare do te ndodhe.

Bildunterschrift Roja bregdetare italiane shpeton nje anije me refugjate afrikane

Ministrat e BE-se me pikepamje kontroverse

Italia Spanja Qiproja dhe Malta kane frike se per shkak te acarimit te gjendes ne Libi nga ky vend do te vijne drejt Evropes nje mase e madhe refugjatesh.

Ministri i Brendshem gjerman de Maizire si dhe ata te disa vendeve nordike nuk jane te ketij mendimi. Ministri de Maizire tha se ne ishullin Lampeduza ka rreth 6.000 refugjate te ardhur kryesisht nga Tunizia gje qe perben ngarkese por jo mbingarkese per Italine. Ai theksoi se vitin e kaluar Gjermania kishte strehuar rreth 40.000 azilkerkues Suedia 30.000 Belgjika 20.000 kurse Italia vetem 7.000. Qendrimin e de Maizire e mbeshteti edhe kolegia e tij austriake Maria Fekter e cila tha se Italia mund tia dale nje numri prej 6000 refugjatesh.

Qendrimi i ministrit de Meziere dhe i qeverise gjermane ne kete pike u kritikua ashper prej opozites. Kryetarja e partise Ekologjike Claudia Roth tha se refuzimi i ministrit de Maizire per tu solidarizuar me refugjatet dhe me vendet jugore te BE-se eshte i papranueshem. Roth e kritikoi ne pergjithesi politiken e BE-se ndaj refugjateve si cinike te verber dhe kontraproduktive.

Koordinatorja e OKB-se per ndihmat emergjente Valerie Amos kerkoi prej BE-se qe te tregohet bujare ndaj refugjateve nga Afrika e Veriut. Sipas saj ne portin e sigurt te Evropes jane strehuar prej shekujsh emigrante dhe kjo nuk duhet te ndryshoje.

Autor Pandeli Pani

Redaktoi Lindita Arapi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›