E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gati per zonen Shengen - Rruga e veshtire e Rumanise dhe Bullgarise

Stacioni i trenit Ungheni ne kufirin rumuno-moldav nje nga kufijte e jashtem te BE-se. Nje tren nga Moldavia mberrin ne stacion. Komisari rumun i policise kufitare Gigi Gramada kontrollon pasagjeret.

Kur vjen treni policia dhe doganieret ndahen ne dy grupe. Njeri kontrollon trenin ne fillim ndersa te tjeret kontrollojne vagonat e fundit te dy grupet takohemi ne mesin e trenit pasi e kemi perfunduar kontrollin.

Kur zbresim nga treni ndonjehere marrim me vete edhe pasagjere te dyshimte. Nje problem i madh eshte kontrabanda. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Tabele e Shengenit ne kufi me Rumanine

Cigaret dhe antibiotiket - mallrat me te preferuara te kontrabandes

Cigaret shiten si ne Rumani ashtu edhe ne vendet e Evropes Perendimore. Kjo ndodh relativisht pa kontrolle ndonese Rumania ende nuk eshte anetare e zones Shengen. Policia gjermane prej kohesh eshte ne dijeni per kontrabanden e cigareve permes se ciles kalojne ne rrugen drejt Gjermanise edhe tableta te fallsifikuara per forcimin e muskujve dhe qe perdoren prej atyre qe duan te formojne trupin dhe neper studiot e fitnesit. Sidoqofte ndonjehere kontrollet kufitare jane efektive.

Bildunterschrift Harta e zones se ShengenitNe fillim te javes prokuroria e antikorrupsionit pas vezhgimit disajavor arrestoi gati 60 doganiere dhe police te kufirit ne Albita ne kufirin moldav. Qysh prej fillimit te shkurtit jane arrestuar rreth 150 nepunes rumun te kufirit te dyshuar per korrupsion. Kjo eshte nje epidemi e vertete ankohet presidenti i Rumanise Basesku. Opozita nderkaq akuzon partine ne pushtet se financohet prej kontrabandes se cigareve. Kontrollet e intensifikuara ne kufijte e jashtem te BE-se duhet t i deshmojne BE-se se Rumania megjithate eshte e pergatitur per anetaresimin ne zonen Shengen. Komisioni i kontrollit - Shengen nderkohe konfirmoi permbushjen e plote te kritereve per mbrojtjen kufitare. Por pavaresisht nga ky konstatim antaresimi u shty per nje afat te pacaktuar - kjo u be edhe nga presioni i ministrit te Brendshem te Gjermanise Thomas de Maiziere.

Rumania mangesi ne sistemin juridik - denime jo konform ligjit

Marreveshja Shengen nuk mund te aplikohet nese nuk jane plotesuar kushtet teknike dhe ato politike pra duhet te funksionojne si sistemi juridik ashtu edhe ai politik. Ne rastin konkret ky kriter nuk permbushet.

Ndonese prokuroria rumune po heton aktualisht ndaj me se 3.000 te dyshuarve per ryshfet dhe kontrabande vetem 2.000 raste i kane kaluar drejtesise. Shpesh here ndodh qe nuk jepen denime konform ligjit. Probleme ka edhe ne Ministrine e Brendeshme. Gjithnje e me shume shtetas rumun bejne pergjegjese qeverine e vet dhe jo Brukselin per faktin se Rumania ende konsiderohet si e papergatitur per te hyre ne zonen Shengen.

Bullgaria - boshlleqe ne kontrollet e kufijve te jashtem te BE-se

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Pamje simbolike Sifia-kryeqyteti i BullgariseE ngjashme eshte situata edhe ne Bullgari. Nje ligj efikas per luften kunder korrupsionit pritet te miratohet ne vere ndonese ka nje intensifikim te luftes ndaj korrupsionit. Ne Bullgari ka pasur denime ndaj nepunesve te korruptuar por njekohesisht ka pasur edhe clirim nga akuza per raste personalitetesh te njohura gje qe ne Bruksel shihet me dyshim. Ne Komisionin e BE-se nuk gjen jehone pozitive as menyra qe ka zgjedhur kryeministri bullgar Bojko Borisov per parandalimin e korrupsionit ne nivelet qeveritare duke vendosur masat e pergjimit neper ministri. Ja se si e argumenton ai kete

Une nuk dua qe ministrat e mi te organizojne midis tyre komplote. Ne kete menyre ata as nuk mund te bejne kontrabande dhe as biznese te dyshimta. Ata jane ne detyre per kater vjet dhe gjate kesaj periudhe duhet te japin maksimumin e tyre. Ata nuk kane kohe per te vendosur miqesira.

Por shume bullgare shtrojne pyetjen se cfare kane te bejne keto masa me anetaresimin ne zonen Shengen. Ne Bullgari ende ka boshlleqe ne kontrollet e kufijve te jashtem te BE-se. Por njerezit ndiejne edhe nje fare mosbesimi nga ana e Brukselit. Sidoqofte edhe ne Bullgari qytetaret gjithnje e me shume bejne pergjegjese qeverine e tyre per mosrealizimin e anetaresimit te vendit ne zonen Shengen.

Autor Andreas Meyer-Feist/Vilma Filaj-Ballvora

Redaktoi Mimoza Cika-Kelmendi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›