E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE-ja vendos sanksione të reja kundër Iranit

Sanksionet parashikojnë ndalimin e kompanive evropiane që të investojnë në aktivitetet energjetike iraniane (naftë, gaz dhe lëngëzimi i gazit).

Në lidhje me bankat parashikohet ngrirja e fondeve të depozituara jashtë vendit për personat e renditur në "listën e zezë" të BE-së (personalitete të përfshira në aktivitete bërthamore ose me Gardianët e Revolucionit). Gjithsej në listën e zezë të BE-së përfshihen më shumë se 100 persona dhe mbi 60 kompani. Shuma më të mëdha se 40 mijë euro mund të tërhiqen vetëm me anë të autorizimeve të posaçme.

Nga ana tjetër, anijet e dyshuara iraniane mund të kontrollohen nga autoritetet portuale evropiane, ndërsa fluturimet tregtare iraniane nuk mund të marrin asistencë nga shërbimet aeroportuale në vendet e BE-së.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›