Diplomatët italianë në botë, grevë kundër shkurtimeve
Sindame, sindikata kryesore e funksionarëve të ministrisë njoftoi se greva përfshiu Farnesinën (selia e Ministrisë së Jashtme në Romë) dhe 325 përfaqësitë italiane në botë, ambasada, konsullata, përfaqësi të përhershme dhe institute kulturore.
Diplomatët, të cilët kundërshtojnë zvogëlimin e aktiviteteve në shërbime minimale dhe të domosdoshme, theksuan se greva nuk do të sillte pengesa për qytetarët italianë.
Ministri italian i Punëve të Jashtme, Franko Fratini sqaroi se dhe ai vetë ka parë "rregulla absurde" në dokumentin e qeverisë, duke përmendur si shembull vite vjetërsie të pa paguara.
Plani i Berluskonit për shkurtimin e harxhimeve publike pritet të zvogëlojë deficitin publik në 2,7 për qind të PBB-së në vitin 2012 kundrejt 5,3 për qind që ishte në vitin 2009.