BE jep 2.5 miliardë euro për Ukrainën, Marchenko: Mirënjohës, është kontribut thelbësor për stabilitetin financiar

Bashkimi Evropian ka dhënë një tjetër ndihmë ndaj Ukrainës. Me anë të një postimi në rrjetin social Twitter të Ministrit ukrainas të Financave Sergii Marchenko ka bërë me dije se BE ka akorduar 2.5 miliardë euro ndaj Ukrainës.
“Ukraina ka marrë këstin e radhës prej 2.5 miliardë eurosh të MPJ-së nga EU. Mirënjohës EU dhe Valdis Dombrovskis për mbështetje të palëkundur. Shuma totale e ofruar nga MPJ-ja për Ukrainën. Ky është një kontribut thelbësor për stabilitetin financiar të Ukrainës”, shkruan Marchenko.
Presidentja e KE Ursula Von der Leyen pasi ka njoftuar ndihmën ndaj Ukrainës, ka bërë me dije se për vitin 2023 është planifikuar edhe një ndihmë prej 18 miliardë eurosh për rindërtimin e Ukrainës.
“Komisioni Europian ka ofruar 2.5 miliardë euro shtesë për Ukrainën. Ne po planifikojmë të miratojmë edhe 18 miliardë euro për vitin 2023, për rindërtimin e shpejtë të Ukrainës. Ne do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme”, ka shkruar Ursula.
/rtsh.al/