BE kerkon zgjedhje me standarte vazhdimesi ne dialogun e nisur

Komisioni i Stabilizim Asociimit ne Bashkimin Evropian kerkoi sot qe partite politike ne Shqiperi te pergatisin zgjedhje me standarte dhe te vazhdojne dialogun e nisur. Gjate mbledhjes se Komitetit te Stabilizim Asociimit u ve theksi tek ndryshimet qe duhen bere ne Kodin Zgjedhor bazuar ne rekomandimet e OSBE-se. Keto ndryshim sipas Komitetit duhen bere menjehere pas zgjedhjeve vendore te 8 majit.
Shqiperia ne kete mbledhje perfaqesohej nga ministrja e Integrimit Majlinda Bregu e cila pas mbledhjes u shpreh se ne fokus te takimit ishin zhvillimet e te gjitha fushave ne Shqiperi per periudhen 1- vjecare nga marsi i vitit te shkuar kur takimi i pare u mblodh ne Tirane
Sipas Bregut nje pike e vleresuar si shume e rendesishme nga Komisioni per Stabilizim Asociimin ne BE ishin edhe listat e zgjedhesve.
Pala evropiane perfaqesua nga Drejtori per Ballkanin Perendimor ne drejtorine e Zgjerimit te Komisionit Europian Pierre Mirel