E Diel, 1 Nëntor 2026

Bregu në Bruksel: "Zgjedhjet sipas standarteve"

U zhvillua sot në Bruksel, takimi i dytë i Komitetit të Stabilizim Asocimit, në të cilin pala shqiptare u përfaqësua nga ministrja e Integrimit Majlinda Bregu, ndërsa ajo europiane nga Drejtori për Ballkanin Perëndimor në drejtorinë e Zgjerimit të Komisionit Europian, Pierre Mirel.

Në takim u diskutua rreth zhvillimeve në Shqipëri në të gjitha fushat, në harkun e një viti, që nga marsi i vitit të kaluar, kur u zhvillua në Tiranë Komiteti i parë i Stabilizim Asocimit.

Pala europiane theksoi rëndësinë e zhvillimit të zgjedhjeve lokale në respekt të të gjitha standarteve ndërkombëtare. Në po të njëjtën linjë me OSBE-në, pala europiane u shpreh se "meqë ndryshimet në kod nuk mund të bëhen në prag zgjedhjesh, inkurajojmë partitë politike të vazhdojnë dialogun e nisur dhe menjëherë pas zgjedhjeve lokale të bëjnë ndryshimet e nevojshme në kod për të reflektuar rekomandimet e OSBE-së".

Komisioni vlerësoi si thelbësore çështjen e listave të votuesve, ndërsa u deklarua se "duke u nisur nga shpenzimet e shumta për pajisje që qeveria shqiptare ka bere për proçesin e liberalizimit të vizave, nuk e gjejmë me vend aplikimin e aparateve per verifikim te kartave ne qendrat e votimit".

Përsa i përket proçesit të liberalizimit të vizave, të cilin e quajtën një sukses historik, Komisioni vlerësoi si shumë pozitive situatën e post liberalizimit te vizave, pas monitorimit të vazhdueshëm që po i bëhet Shqipërisë në këtë drejtim.

U mirëprit ngritja e nje strukture të re të policisë së shtetit dhe u vleresua progresi në luften kundër krimit të organizuar, narkotikëve dhe trafikut të qenieve njerezore.
Per çeshtjen e korrupsionit, Komisioni inkurajoi iniciativat e ndermarra per kufizimin e imunitetit te zyrtareve te larte dhe gjyqtareve si dhe mirepriti miratimin e ligjit per financimin e partive politike, si dhe zbatimin e rekomandimeve te GRECO.

U vleresuan gjithashtu përpjekjet e qeverisë kundër diskriminimit të komunitetit rom, ligji antimafia, reforma në administraten publike dhe në mënyrë të veçantë zbatimi i mirë i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit. Përsa i përket kriterit ekonomik, u vlerësua maksimalisht qëndrueshmëria ekonomike, rritja e konkurrencës në treg, si dhe politikat fiskale të ndjekura nga qeveria.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›