E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE kriza e borxheve dhe procesi i integrimeve

Disa udheheqes evropiane thone se veshtiresite per zgjidhjen e krizes se borxhit ne kontinent mund te cojne ne krijimin e nje qeverie me te centralizuar per te vezhguar politikat financiare te 17 vendeve te bllokut qe perdorin Euron.

Tani per tani secili vend ka fuqine e vetos mbi vendimet rreth ndihmes financiare per vendet individuale sic eshte ceshtja e paketes se dyte te ndihmave per Greqine. Disa drejtues po sugjerojne krijimin e nje autoriteti te ri qendror financiar i cili do te vendose per taksat buxhetin dhe ceshtje te tjera financiare te vendeve individuale per te krijuar praktiksht ate qe mund te quhet Shtetet e Bashkuara te Evropes.

Ne nje fjalim kete jave presidenti i Keshillit te Bashkimit Evropian Herman Van Rompuy tha se per te zgjidhur ceshtjen e borxhit drejtuesve u eshte dashur te krijojne rruge te reja ne mes te krizes. Ai tha se euroja nuk ka patur kurre infrastrukturen e nevojshme per tu perdorur me sukses. Ai parashikoi se kriza e tanishme e borxheve do te coje ne nje integrim me te madh evropian.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›