Greqia synon të bëhet central solar i Evropës
Greqia ka prezantuar një plan voluminoz të energjisë solare, i cili do të duhej t’i mundësonte që deri në mesin e këtij shekulli të shndërrohet në prodhuesin dhe eksportuesin kryesor të energjisë solare në Evropë.
Greqia e zhytur në borxhe për këtë plan duhet të gjejë hua jashtë vendit në vlerë prej 20 miliardë dollarësh.
Projekti Helios është prezantuar gjatë konferencës energjetike në Hamburg nga ana e ministrit grek të Energjetikës, Jorgos Papakonstantinou.
Projekti parasheh që deri më 2020 fuqia e centrale solare greke të rritet në 2.2 gigavatë, nga 205 megavatë sa ka aktualisht. Deri në mesin e shekullit fuqia duhet të arrijë në 10 gigavatë, pohoi ministri grek.
"Greqia ka 300 ditë me diell në vit, gjë që është afro 50 përqind më shumë se sa në Gjermani, e cila është lideri botëror në fotovoltaizëm”, theksoi ministri.