E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE kriza godet prodhuesit e makinave

Shitjet e prodhuesve europianë të makinave pësuan një rënie prej 5% gjatë muajit gusht, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Të dhënat u raportuan nga Shoqata Europiane e Prodhuesve të Automobilëve. Në total, 653 872 automjete u shitën në gusht dhe mes tregjeve të BE-së, vetëm ai i Britanisë shfaqi rritje, me 10,5%. Mes prodhuesve, "Peugeot" regjistroi rënien më të madhe, me 18%, ndërsa shtëpia prodhuese më e madhe e kontinentit, gjermania "Volksëagen" gjithashtu vuajti goditjen e krizës, me 11% rënie në shitje. Marka me rendimentin më të mirë të shitjes Kriza FinanciareKhan: Do të ndihmoj serbëtKriza spanjolle, rekord i ri për borxhinStrauss Kahn, këshilltar në qeverinë serbe ishte "BMË", që pavarësisht krizës ekonomike që ka goditur kontinentin regjistroi një rritje prej 9,9% në shitjet e saj. Të dhënat i përkasin vetëm shitjeve në 28 vendet anëtare të BE-së, plus atyre që kanë nënshkruar marrëveshjen europiane të tregëtisë së lirë. Në tetë muajt nga janari në gusht u shitën vetëm 7,84 milionë automjete, shifra më e ulët që kur shoqata nisi të grumbullonte të dhënat në vitin 1990. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›