E Shtunë, 31 Tetor 2026

Denime per Flamurtarin dhe Kukesin

Komisioni i Disiplinës ka dënuar Flamurtarin të luajë 4 ndeshje jashtë fushës së tij dhe i ka hequr 3 pikë në renditje pas incidenteve në takimin e ditës së dielë mes vendasve dhe Skënderbeut.

Klubi i Flamurtarit u dënua për shkak të incidentit me presidentin e klubit korçar, Ardian Takaj. Presidenti është goditur nga një tifoz i pranishëm në tribunë, ndërkohë që ndeshja kishte vetëm pak minuta që ishte zhbllokuar falë golit të shënuar nga Shehaj në minutën e 20. Probleme ka pasur gjithashtu edhe në tribunat e tifozëve, ku sharjet në kor nuk kanë rreshtur në asnjë moment ndaj lojtarëve të Skënderbeut. Raportohet se policia ka shoqëruar për në komisariat personin që ka goditur presidentit Takaj, kurse situata mbetet e tensionuar mes tifozëve vlonjatë, kjo e përforcuar edhe nga goli i barazimit të skuadrës korçare, të shënuar nga Muzaka, vetëm 2 minuta pas rifillimit të lojës. Por, ai nuk festoi për të respektuar të shkuarën e tij te skuadra vlonjate dhe tifozët. Gjithsesi, në fund kanë fituar vlonjatët me rezultatin 2-1. Komisioni i Disiplinës ka dënuar edhe Kukësin për hedhje të sendeve në fushë në ndeshjen e së shtunës ndaj Vllaznisë, të humbur me rezultatin 1-3. FSHF-ja i ka dhënë fitoren në tavolinë 3-0 skuadrës së Vllaznisë dhe ka dënuar Kukësin me 4 ndeshje jashtë stadiumit të tij. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›