E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE mbeshtet sistemin doganor shqiptar

Bashkimi Europian ofron 1.5 mln euro administratën doganore shqiptare. Gjatë prezantimit të projektit të binjakëzimit, Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri Ettore Sequi deklaroi se pavarësisht krizës ekonomike mbështetja për Shqipërinë do të vijojë edhe më tej.

Janë mbledhur për ta shtrirë më tej bashkëpunimin në sistemin doganor.
Be europian jep edhe 1.5 mln euro të tjera duke e cuar në 10 mln shumën e investuar në sistemin doganor në shqipëri.

“në europë ka një epilog të krizës financiare. dhe ngrihet pyetja se pse ne vazhdojmë të investojmë në shqipëri.arsyeja është që në interesohemi për shqipërinë, interesohemi për sistemin doganor shqiptar.”

Cfarë do të ndryshojë në praktikat e punës së administratës doganore. Sipas Ministry Bode do të nisë me asistencën teknike.

Sipas Bodes projekti përfshin marrëveshje koncesionare për qarkullimin e mallrave dhe uljen e evazionit fiskal.Ai shtoi më tej se një sërë shërbimesh doganore si shërbime publike ia janë drejtuar partneritetit me privatin, me ambjente të përshtatshme dhe moderne.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›