Energjia Berisha peruron projektin SCADAEMS

Kryeministri Berisha përuroi sistemin e ri te kontrollit dhe shfrytëzimit të rrjetit të energjisë elektrike në vend, që u realizua me ndihmën e Qeverisë italiane. Ai gjeti rastin edhe të sigurojë dhe falënderojë investitorët e sektorit energjitik për guximin e tyre.
Ndërsa preu shiritin e inaugurimit, lidhi simbolikisht Operatorin e Rrjetit të Transmetimit me autostradat europiane të kalimit të energjisë elektrike.
Kryeministri Berisha më pas u njoh nga afër me mënyrën e funksionimit të sistemit SCADA/EMS, një projekt prej 17 mln eurosh që u realizua falë një kredie të butë të Qeverisë italiane.
Ky sistem optimizon shfrytëzimin e të gjitha rezervave dhe burime energjitike, mundëson komunikimin me rrjetet e vendeve fqinje, dhe është kusht I domosdoshëm për operimin në tregun ndërkombëtar të energjisë elektrike.
Për Kryeministrin, koha e agonisë energjitike ka marrë fund dhe së shpejti Shqipëria do kthehet në vend eksportues.
Berisha i quajti qesharake thirrjet e opozitës për rishikim të koncesioneve dhe garantoi investitorët që të rrinë të qetë.
Ambasadori Italian Gaiani falënderoi Kryeministrin për frymën e bashkëpunimit që ka krijuar mes dy vendeve dhe shtoi se me këtë investim Shqipëria hyn me të drejta të plotë në rrjetin europian të transmetimit.
“Eshte një hap shume i rendesishem drejt standarteve europiane. Pikerisht sot shqiperia hyn me të drejta të plota në rrjetin europian të sistemit të shpërndarjes. Ne kuader te programit kooperacionit Italian për zhvillim, janë vënë në dispozicion 90 mln euro që I shtohen 20 mln eurove që ishin vënë më parë për sektorin energjitik. Flm kryeministër për frymën e bashkëpunimit që ka karakterizuar marrëdhëniet mes qev shqiptare dhe italisë”- deklaroi gaiani.
Dy vendet duket se do të vazhdojnë edhe më tej bashkëpunimin në fushën e energjisë. Kryeministri pohoi se fokusi për të ardhmen është projekti i gazsjellësit transadriatik.