E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE mbeshtet zgjidhje politike ne Libi

Shtetet e Bashkimit Evropian po i cojne perpara planet per nje angazhim te mundshem ushtarak te BE per sigurimin e ndihmave humanitare ne Libi. Ministrat e jashtem te BE diskutuan sipas se Ngarkuares per Politiken e Jashtme te BE Catherine Ashton te marten 12.04. ne Luksemburg per nje koncept angazhimi. Por per kete koncept megjithate nuk u mor ndonje vendim. Catherine Ashton u beri serish thirrje mbeshtetesve te Gaddaffit qe te angazhohen per nje tranzicion paqesor ne demokraci

Regjimi libian duhet ti jape fund dhunes kunder qytetareve dhe te respektoje te drejtat e njeriut. Dhe ata qe bashkepunojne me regjimin kane nje alternative ata mund te vazhdojne te mbeshtesin represionin brutal te kolonel Gaddaffit ose mund te punojne per nje kalim te rregullt ne demokraci. Midis te tjerash ne mbetemi shume te shqetesuar per situaten humanitare ne Libi

Kjo situate paraqitet e rende. Ne takimin e ministrave te jashtem te BE moren pjese edhe perfaqesues te kryengritesve libiane. Dhe ata folen per nje situate dramatike. Ali al- Essawi nga Keshilli Tranzitor Nacional i Libise

Ne kemi rreth 30 mije te plagosur dhe 7000 te plagosur rende jeta e te cileve eshte ne rrezik. Ne presim me teper angazhim per ta mbrojtur jeten e civileve libiane kunder agresionit ne vend.

Franca dhe Britania e Madhe i kerkuan NATO-s qe ti intensifikoje sulmet kunder trupave te pushtetmbajtesit Muammar el Gaddafi. Gjermania perseriti pozicionin e saj ajo nuk do te marre pjese ne lufte por do te ndihmoje per te pakesuar vuajtjet qe jane krijuar si pasoje e luftes. Ministri i Jashtem gjerman Guido Westerwelle

Nese Ocha - pra Organizata humanitare e Kombeve te Bashkuara - flet per nje nevoje dhe thote neve na nevojitet nje shoqerim ushtarak per te arritur per shembull me rruge detare nje port ne natyrisht qe nuk do ti shmangemi ketij detyrimi me qellim qe ndihma mjekesore te arrije ne destinacion.

Por te jete per ministrin e Jashtem gjerman situata nuk duhet te shkoje deri ne kete pike. Westerwelleja shpreson qe sanksionet e sapovendosura me te ashpra te bejne efekt qe Gaddaffit ti mbyllet rubineti i parave dhe qe konflikti te mare fund shpejt.

Evropianet jane te te njejtit mendim se kriza ne fund nuk do te zgjidhet ushtarakisht por ne rruge politike. Ministrat e Jashtem te Gjermanise dhe Britanise se Madhe udhetuan per kete shkak serish ne Doha. Atje ata duan te diskutojne me SHBA Ligen Arabe dhe perfaqesuesit libiane per te ardhmen e Libise.

Autor Auron Dodi DW Kails dpae

Redaktoi Mimoza Cika-Kelmendi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›