E Diel, 1 Nëntor 2026

Si ti jepet fund luftes Grupi i kontaktit ne Doha nuk do ndarjen e Libise por largimin e Gaddafit

Ne grupin e kontaktit bejne pjese krahas shteteve te tjera e Kombeve te Bashkuara edhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes Britania e Madhe Franca dhe Gjermania. Ne takimin ne Doha te merkuren 14.04 ishin ftuar edhe perfaqesues te qeverise se perkohshme te opozites ne Bengasi.

Qe ne fillim te konferences se Grupit te Kontaktit per Libine ne Doha princi i kurores ne Katar Sheiku Tamim bin-Hamad al Thani perdori tone te qarta Ka ardhur koha qe populli libian te vetembrohet. Me kete nenkuptohet armatimi i rebeleve ne luften kunder Gaddafit. Kjo ceshtje perben konfliktin kryesor brenda koalicionit nderkombetar me mandat te Kombeve te Bashkuara.

Ban Bashkesia nderkombetare te flase me nje gjuhe te perbashket

Kerkesen per gjetjen e nje pozicioni te perbashket per konfliktin e Libise e formuloi qarte ne Doha Sekretari i Pergjithshem i Kombeve te Bashkuara Ban Ki Moon. Eumlshte e nje rendesi kardinale qe bashkesia nderkombetare te flase me nje ze dhe ne ta veshtrojme si nje ceshtje te perbashket misionin per popullin libian.

Apeli i Banit megjithate nuk mund ti mbuloje te carat qe kane dale ne dukje brenda koalicionit. Se bashku me Francen Britania e Madhe bene serish thirrje per me shume angazhim - qe do te thote perdorimin me te madh te forces ushtarake kunder Gaddafit.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ministri i Jashtem anglez William Hague

Ministri i Jashtem britanik William Hague Nese Gaddafi nuk ndalohet kjo eshte nje shpallje faji per bashkesine nderkombetare pasi ajo do te deshtonte ne mbrojtjen e jeteve te pafajshme. Popujt tane do te pyesnin pse qeverite tona nuk bejne asgje per nje shtet te deshtuar ne kufijte e Evropes. Ne duhet te jemi te ndergjegjshem qe veprimet tona jane te nevojshme legale dhe te duhurat.

Si te ndihmohen libianet Me armatimin e rebeleve apo me sulme nga ajri

Qe libianet duhet te ndihmohen kunder Gaddafit - kjo nuk eshte kontestuar ceshtja qe sjell ndarje eshte se si. Perfaqesuesit e kryengritesve qe kishin udhetuar ne Katar kerkuan me shume sulme ajrore. Ndersa ministri i Jashtem gjerman Guido Westerwelle kerkoi me shume angazhim politik. Gjermania do te mbeshtese procesin politik. Ne duam ti ndihmojme njerezit ti mbrojme ata edhe refugjatet. Por ne fund duhet te jete e qarte Ne duam nje zgjidhje politike dhe jo ushtarake.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift

Ministri i Jashtem gjerman rakordon ne kete pike me udheheqjen e NATO-s. Anders Fogh Rasmussen Sekretari i Pergjithshem i NATO-s doli kunder kerkeses se Frances dhe Britanise se Madhe per me shume bombardime. Me me shume se 900 sulme ajrore eshte shkaterruar vetem nje e treta e aparatit ushtarak te Gaddafit tha ai. Ne bejme ceshte e mundur te mos kemi viktima ne civile. Ne jemi per mbrojtjen e popullates aty. Duhet te ruajme balancen. Nga njera ane te elimonojme objektiva ushtarake qe kercenojne jete njerezore nga ana tjeter te menjanojme viktimat ne civile.

Grupi i kontaktit nuk do ndarjen e Libise

Grupi i kontaktit e beri te qarte se nuk eshte per nje Libi te ndare dhe ai do ta pengoje ate. Por ai kerkoi largimin nga pushteti te te pushtetmbajtesit Muammar al Gaddafi. Gaddafi ka humbur cdo legjitimitet u tha ne Doha.

Ministri i Jashtem gjerman Westwerwelle e perforcoi kete qendrim Ne nuk duam te nje Libi te ndare. Ne duam fundin e menjehershem te luftes. Dhe kjo behet vetem po qe se Gaddafi largohet nga pushteti ky eshte mesazhi i qarte i kesaj konference.

Autor Ulrich Leidholdt/Lindita Arapi

Redaktoi Bahri Cani

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›