E Diel, 1 Nëntor 2026

BE merr masa per furnizimin me gaz gjate dimrit

Bruksel

Parlamenti Europian ka miratuar propozime qe kane si qellim te permiresojne bashkepunimin mes vendeve te Bashkimit Europian qe pritet te preken nga nderprerje te papritura te furnizimeve me gaz. Mijera shtepi dhe biznese ne mbare BE-ne u preken kur furnizimi me gaz u nderpre vitin e kaluar nga nje mosmarreveshje per pagesat mes Rusise dhe Ukraines. Propozimet e miratuara nga Parlamenti Europian sigurojne garanci me strikte qe kompanite e gazit nuk do te nderpresin furnizimet ne rast te nje moti ekstrem apo prej problemeve te tjera te renda. Qeverite kane tre vjet kohe per te ngritur nje rrjet nderlidhes qe u mundeson vendeve qe ti dergojne gaz njera-tjetres. Keto rregulla te reja tha nje eurodeputet polak duhet te sinjalizojne edhe fundin e perplasjeve mes qeverive kombetare duke e perdorur gazin si nje vegel politike vecanerisht Rusia. Moska permbush cerekun e nevojave te Europes per gaz qe i kalon kryesisht prej Ukraines.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›