Sekuestrohen 23 milione euro ne Banken e Vatikanit
Ka ndodhur ne momentin me te papershtatshem per imazhin dhe situaten ne te cilen ndodhet Kisha Katolike. Sigurisht qe behet fjale per nje tjeter skandal qe kete here nuk prek sferen seksuale por ate financiare.
Autoritetet italiane kane sekuestruar 23 milione euro nga nje llogari bankare e Vatikanit dhe kane nisur hetimet ndaj zyrtareve kryesore te Bankes se Vatikanit per akuza te mundshme per pastrim parash.
Sipas disa burimeve Vatikani eshte i cuditur nga nje hetim i tille. Policia italiane e financave e ka bllokuar kete sasi te madhe parash si nje mase paraprake dhe drejtori i pergjithshem i bankes eshte vene nen hetim per akuzen e gabimeve qe kane lidhje me dhunim te ligjit italian te pastrimit te parave. Nuk eshte hera e pare qe nje banke e Vatikanit perfshihet ne te tilla akuza. Edhe me pare ky institucion i njohur si Instituti per Punet e Fese eshte perballur me probleme te kesaj natyre. Ne vitin 1980 u perfshi ne nje skandal te madh qe i coi hetimet tek nje person shume i rendesishem nje bankier qe e quanin bankieri i Zotit per shkak te lidhjeve te tij te ngushta me Vatikanin. Ky bankier nen akuze me pas u gjet i vdekur brigjeve te lumit Tamiz ne Londer.
Vatikani ka shprehur besimin e plote per drejtorin e bankes Ettore Gotti Tedeschi dhe qe prej disa kohesh thuhet se po perpiqet qe ti beje financat e veta me transparente dhe ne perputhje me te gjitha rregullat e pastrimit te parave dhe te antiterrorizmit. Sipas te dhenave Selia e Shenjte eshte e cuditur nga kjo ndermarrje e fundit e prokuroreve te Romes duke bere te ditur se te dhenat perkatese jane tashme te vlefshme ne Banken e Italise. Nje vit me pare qarkulluan lajme ne lidhje me hetime te ndermarra nga prokuroret italiane per transaksionet e kryera nga banka e Vatikanit transaksione miliona eurosh. Hetimet kishin lidhje me ekzistencen e ndonje shkeljeje te mundshme te ligjit te pastrimit te parave. Nderkaq dje policia ka bllokuar sasine e lartpermendur nga llogaria e Vatikanit ne banken Credito Artigiano.Spa. Parate kishin destinacion banken JP Morgan ne Frankfurt. Sipas disa raporteve banka e Vatikanit nuk i ka njoftuar autoritetet financiare ne lidhje me origjinen e parave dhe se hetimi kishte te bente me disa shkelje te procedurave.
Tedeschi i emeruar drejtor i bankes nje vit me pare eshte njeherazi edhe anetar i levizjes konservatore fetare Opus Dei. Lajmet per kete hetim kane dale menjehere pas mberritjes se Atit te Shenjte nga nje vizite e veshtire ne Britanine e Madhe dhe ne nje situate kur Vatikani ka probleme te medha me imazhin ne lidhje me ceshtjen e abuzimeve seksuale me te mitur.
BankaBanka e Vatikanit ndodhet ne nje kulle brenda portave te qytetit te Vatikanit dhe nuk eshte nje banke tipike. Misioni i saj kryesor eshte ai i menaxhimit te aseteve qe ka. Destinacioni i tyre eshte ai i mbeshtetjes financiare te veprave te ndryshme fetare dhe bamirese. Ne kete banke ndodhen edhe parate e pensioneve te mijera nepunesve te Vatikanit. Ajo nuk eshte e celur per publikun ndersa depozituesit dhe klientet e saj zakonisht jane vetem nepunesit e Vatikanit. Ajo drejtohet nga pese kardinale nje prej te cileve eshte sekretari i Shtetit por operacionet e perditshme kryhen nga Tedeschi dhe keshilli mbikeqyres i bankes. Banka e Vatikanit u perfshi edhe ne nje skandal famekeq per falimentimin e bankes Ambrosiano ne vitin 1980 nje nga rastet me te medha te mashtrimeve financiare ne Itali.