E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE ndalon shishete foshnjave meBisphenol-A

BRUKSEL- Bashkimi Europian urdheron ndalimin e nxjerrjes ne treg te shishes se biberonit qe ne perberje te saj kane kimikatin Bisphenol-A pasi druhen se ky kimikat mund te demtoje shendetin e femijeve. Shishja do te ndalohet te dale ne treg prej pranveres se ardhshme. Ekspertet e Bashkimit Europian miratuan dje propozimin e KE-se shume me shpejt se sa ishte parashikuar.

Vendimi i marre sot eshte nje lajm i mire per te gjithe prinderit europian te cilet mund te jene te sigurte se qe nga mesi i 2011 shishet plastike te biberonit nuk permbajne BPA Bisphenol-A- ka thene komisioneri per shendetin dhe ceshtjet e konsumatorit ne BE John Dalli.

Kimikati- i cili perdorej gjeresisht ne prodhimin e shisheve plastike per ti bere ato me te forta dhe me te pastra- prej disa kohesh nga ngjallur shqetesim duke bere qe ne disa shtete te ndalohet perdorimi i saj si ne Kanada Danimarke dhe SHBA. Ky kimikat gjendet gjeresisht dhe ne kutite e ushqimeve dhe te pijeve.

Kanadaja ka qene vendi i pare ne bote qe nga tetori klasifikoi Bisphenol-A si substance toksike pavaresisht kundershtimeve qe erdhen nga industria.
s.g/BalkanWeb

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›