E Shtunë, 31 Tetor 2026

Del Neri Juvja mundte luftoje per titullin

TORINO- Juventusi do te kete nje ndeshje shume te veshtire te shtunen ne mbremje kur te prese ne Torino Fiorentinen e Sinisha Mihajlovic.
Vjollcet e kane marre veten pas nje nisjeje shume te dobet te sezonit nderkohe qe ne javen e shkuar dhuruan nje futboll te bukur edhe pse u munden 1-0 nga Milani.

Trajneri Xhixhi Del Neri nuk ka dashur te vendose objektiva per skuadren e tij ndryshe nga ckishte thene ne fillim te sezonit se kjo Juve nuk eshte per titull.
Jemi ne rrugen e duhur per te luftuar per nje rezultat te rendesishem - u shpreh trajneri bardhezi. ndash Fjala titull na mbush me krenari dhe nuk na tremb aspak. Problemi eshte se kur thua titull duhet te llogarisesh nje rezultat ne kohe te larget ndersa ne jemi mesuar te mendojme per ndeshjen e radhes.

Per Del Nerin jane rikthyer disa lojtare te demtuar ndersa ai ka vleresuar skuadren e Mihajlovic. Kunder Milanit bene nje ndeshje te madhe u shpreh tekniku i Juves.

e.n/A.Latifi/BalkanWeb

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›