BE, njohja e Kosoves, kusht per Beogradin
Analisti i njohur Tim Xhudah, ne nje interviste qe i dha dje radios Dojce Vele, vleresoi se Serbia dhe Kosova mund te bejne ate qe BE mund te diskutoje: ndarjen per njohjen e ndersjelle, madje duke ndryshuar kufijte me Presheven. Ndonese thuhet se njohja e Kosoves nuk eshte nje kusht per Beogradin, analisti thekson se "ne fakt do te jete nje kusht ne njeren apo tjetren forme".
A jane zhvillimet e deritanishme ne shtetin e ri, Kosoven e pavarur shenja te nje historie suksesi?
Nese i kthehesh parashikimeve te zymta, qe u bene per Kosoven, se do te kishte eksod te serbeve, sidomos nga enklavat serbe, se do te kishte dhune dhe se Serbia do te binte ne duar te ekstremisteve, nacionalisteve, atehere mund te thuash se gjerat shkuan mjaft mire: nuk pati eksod te serbeve, nuk pati dhune te madhe dhe Serbia jo vetem qe nuk ra ne duart e radikaleve, ekstremisteve nacionaliste, por ka nje qeveri proeuropiane. Pra zhvillimet deri tani kane qene mjaft te suksesshme. Natyrisht ka patur zhvilime, qe nuk kane qene te suksesshme nga pikepamja e Kosoves, si zhgenjimi nga vendet, qe nuk e njohin shtetin e saj te ri, apo qe Serbia po drejton nje fushate efikase diplomatike kunder njohjes dhe natyrisht fakti qe Kosova nuk eshte sovrane ne te gjithe territorin e saj, eshte ne pjesen me te madhe te tij, por jo ne te gjithin.
Cilat jane problemet me te veshtira, me te cilat do te perballet Kosova gjate ketij viti?
Mendoj se jane problemet e qarta te marredhenieve me minoritetin serb, apo me zonat qe jane "de facto" nen kontrollin e Serbise. Por gjate ketij viti nuk kane per te ndodhur zhvillime per ceshtjet e medha te Kosoves. Eshte shume e rendesishme qe autoritetet ne Kosove, si kudo tjeter ne Ballkanin Perendimor, te jene te ndergjegjshme se problemi me i madh kete vit eshte kriza financiare boterore dhe perballimi i saj. Ne Serbi shume vete do te humbin vendet e tyre te punes, ne Kosove njerezit do te kene me pak para, pasi do te bien padyshim dergesat e emigranteve, sic eshte rasti tani edhe ne Shqiperi.
Cfare shansesh ka misioni i BE ne Kosove, EULEX-i, qe te jete i suksesshem?
EULEX-i ka shanse te jete nje mision i tille. Por mendoj se ai nuk duhet te perdoret si justifikim nga drejtuesit dhe politikanet e Kosoves, si ka ndodhur shpesh ne te shkuaren dhe sic eshte prirja edhe ne vende te tjera te Ballkanit, qe t'ia kalojne, t´ia hedhin problemet e veshtira tek te huajt per t'i zgjidhur, duke thene se "jane shume te veshtira per ne", apo "ne mund te humbim votat e elektoratit". Nje nga problemet ne Kosove, sic ka qene edhe ne Bosnje eshte qe politikanet preferojne me mire t´ua kalojne problemet e veshtira te huajve, sesa te marrin pergjegjesi per t' i zgjidhur dhe marre vendime te veshtira . Kjo eshte nje lloj sindrome varesie. Natyrisht qe BE do te ndihmoje, por ne fund te fundit jane vete kosovaret, qe duhet t'i zgjidhin problemet e tyre.
Cfare veprimesh mund te ndermerren, qe autoritetet e Kosoves ta shtrijne pushtetin e tyre edhe ne Veri, apo ne enklavat serbe? Si mund te zgjidhet situata, qe ju sapo pershkruat?
Per momentin nuk mund te behet shume ne kete drejtim. Eshte teper e veshtire te ushtrosh pushtetin mbi njerez, qe nuk duan dhe nese kembengulet, qe kjo te ndodhe, gjenerohet dhune. Nuk mendoj se situata do te ndryshoje shume gjate vitit 2009. Ne nje perspektive me afatgjate pas disa vitesh do te vije edhe zgjidhja e ceshtjes se Kosoves dhe e njohjes se ndersjelle. Serbia dhe Kosova mund te bejne ate qe BE mund te diskutoje: ndarjen per njohjen e ndersjelle, madje duke ndryshuar kufijte me Presheven, por nuk po them qe kjo eshte e desherueshme, po them qe kjo eshte nje opsion, dicka qe mund te ndodhe. Ka edhe forma te tjera te zgjidhjes se situates ne Veri te Kosoves dhe zona te tjera serbe, p.sh modeli i minoritetit gjermano-austriak ne Itali, qe ka nje veteqeverisje ne nje mase te caktuar. Po te shihni edhe brenda Evropes do te gjeni te gjitha format e kombinimeve, qe funksionojne per zona te caktuara.
A ka gjasa qe Serbia te njohe Kosoven ne kembim te integrimit te saj te pershpejtuar ne BE? Tani flitet qe brenda 2009-s edhe Serbia mund te kerkoje statusin e vendit kandidat me BE?
Pyetja eshte e drejte dhe arsyeja pse, eshte Qipro. Mendoj se kur Serbia dhe vendet e tjera te Ballkanit Perendimor, do te jene ne prag te anetaresimit ne BE, ndonese thuhet se njohja e Kosoves nuk eshte nje kusht per Beogradin, por ne fakt do te jete nje kusht ne njeren apo tjetren forme. Per arsyen e thjeshte se ka shume, qe mendojne se eshte gabim te pranosh Qipron ne BE, pa zgjidhur me pare problemet, qe ai ka, pra nuk desherohet nje Qipro tjeter ne BE.