E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tash fillon greva

Situata kaotike ne shendetesine kosovare, tash ka kaluar ne nje dimension tjeter. Eshte bere edhe me kaotike.

Prej nje greve zyrtare, ku demek mjeket nuk punojne, ata kane kaluar ne nje stad tjeter, ku demek punojne. Ne fakt, kur eshte fjala per qendrat publike spitalore, nje numer i tyre nuk punon kurre. As kur jane ne greve e as kur nuk jane. Ata, QKU-ne, por edhe spitalet tjera rajonale, i perdorin per pika ideale joshese te takimit me personat e semure. Aty qendrojne per t'i dhene numrat e tyre te telefonit dhe per t'u takuar ne klinikat e tyre private. Qendrojne edhe per nje arsye tjeter. Per t'i sabotuar te gjitha ato pajisje te reja qe do te duhej te instaloheshin brenda spitaleve publike. Kujdestarojne nate e dite qe aparaturat qe vijne si donacione prej vendeve mike te qendrojne sa me larg prej QKU-se. Nuk lene mjet pa perdorur, per ta ruajtur monopolin ne klinikat e tyre private. Kjo eshte puna e tyre ne qendrat publike spitalore. Jo sherimi, por sabotimi

Te me falin ata mjeke te rinj, ato infermierie te reja, per te cilet besoj qe e japin maksimumin. Problemi im eshte me do mjeke me emer, me do qafire, qe ne forme mafioze e kontrollojne tere sistemin shendetesor.

Ndoshta, eshte mire t'i mbyllim krejt spitalet e vendit. Ta provojme te jetojme pa sherbime mjekesore. Edhe ashtu, populli fatkeq koheve te fundit me shume ka zene t'i besoje magjise se zeze, filxhanit te kafes, endrrave te nates, shkrirjes se plumbit, sesa dores se mjekut.

Jemi bere si minjte. Eksperiment po behet mbi ne.

Kjo si eshte tash, eshte e padurueshme. Une me nuk besoj ne kete sistem. As ne kete Ministri. E as ne stafin e QKU-se.

Krejt kjo eshte enigme kozmike, ku as idene me te vogel nuk e ke se ku niset e ku soset problemi. Ose, eshte paraqitur si e tille, ne menyre qe kurre askush te mos provoje t'i qaset problemit ashtu si e meriton.

Por, une mendoj qe ka zgjidhje edhe per kete problem. Me nje kusht: amani ju qofte mos provoni qe menaxhimin e shendetesise ta bejne mjeket. Edhe ashtu, nuk po shohim dite te mira, pra hajde te provojme qe ne krye te sistemit te shendetesise te instalohet nje menaxher, qe ka zero njohuri ne mjekesi. Kjo duhet te filloje prej Ministrise se Shendetesise.

E kuptoj qe Alush Gashi nuk eshte Ministri me i dobet qe ka pasur Kosova. Ne Qeverite tona kane defiluar lloj-lloj ministrash matrapaze, e kurre nuk jane shkarkuar. Mirepo, kjo nuk eshte arsyeja qe Gashi te pritet perjetesisht derisa ai nje dite te na binde qe do ta rregulloje sistemin. Ndoshta ajo dite eshte aq e larget, sa askush nuk ka kohe ta prese. Partneret e koalicionit, nese e kane ndermend ta rikonfigurojne kabinetin qeveritar, e do te duhej ta kishin ndermend, atehere Gashin do te ishte mire ta zhvendosnin ne ndonje Ministri tjeter, ku ai e gjen veten me mire. Per shembull, ne Ministrine e Integrimeve, ku do te ndihej pak si Minister i Puneve te Jashtme, te cilin post ai e ka dashur gjithmone.

Kur behet ky hap, atehere ne postin e Ministrit te Shendetesise do te duhej te zgjidhej nje person qe nuk e di se as ne cilen ane ndodhet zorra qorre. Mundesisht i njejti nuk duhet ta njohe asnje prej ketyre kucedrave qe aktualisht operojne ne Qendren Klinike Spitalore, sepse ka mundesi qe te bjere nen ndikimin e tyre. Ky Minister i virgjer per nga njohurite ne mjekesi, do ta kete shume me te lehte qe pa kurrfare konflikti te interesit te filloje te merret me njerin prej tri problemeve me te medha qe momentalisht i ka Kosova.

Por, ketu nuk perfundon cdo gje. Ketu vetem ngjallet shpresa per ta gjetur fijen e humbur te lemshit. Vetem duhet qe edhe ne krye te QKU-se t'i gjendet nje vella binjak, i cili komunikon me stafin e kesaj kooperative shendetesore, jo si kolegu me kolegun, por si shefi me punetorin. Ai duhet te jete i liruar prej kompleksit te mbiemrave domethenes te shendetesise kosovare, ne menyre qe bash me te gjithe mjeket qe vigjilojne ne QKU, ta nise nje epoke te re te bashkepunimit. Hapi i pare eshte ndeshkimi i te gjithe atyre mjekeve qe nuk e respektojne orarin e tyre te punes. Nuk e di qysh mund te tolerohet nje mjek te punoje tete ore ne QKU, e tete te tjera ne klinika private, per gjashte dite ose shtate dite ne jave. Kjo tregon vetem nje gje: qe ai mjek, ose ata mjeke po tallen me dike. Gjasat me te medha jane qe ata po tallen me institucionin publik. Prandaj, duhet te ekzistoje nje rregull. Ata te obligohen qe per hir te shendetit te tyre, por me shume te pacienteve, mjeket te kene te drejte te punojne vetem tete ore ne dite. Nese deshirojne te punojne ne klinika private, kjo duhet te behet ne nje dite kur ata nuk kane qene te angazhuar ne qendrat publike.

Qe procesi te permbyllet plotesisht, ishte dashur qe Kuvendi i Kosoves sa me shpejt qe eshte e mundur ta aprovoje Ligjin per Sigurim Shendetesor dhe Qeveria ta permbylle procesin e mbylljes ose licencimit te te gjitha klinikave private.

Kur kjo te ndodhe, atehere te jeni te bindur se 40 euro rritje te pagave nuk paraqesin asnje problem.

(*) Kryeredaktor, "Express", Prishtine. Opinioni publikohet njekohesisht ne dy gazetat.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›