BE paralajmeron per vizat

Mbledhja e Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian në Luksemburg përfundoi me një deklaratë ku do t’i kërkohet Parlamentit Europian amendimi i rregullave për azilkërkuesit, pas rritjes së fluksit të personave që kërkojnë azil nga vendet e Ballkanit Perëndimor.
Në përfundim të takimit, Ministrja e Jashtme e Qipros, që mban presidencën e radhës së BE-së deklaroi se disa nga vendet anëtare të BE-së kanë shqetësime serioze për cështjen e azilkërkuesve që mbërrijnë nga vendet e Ballkanit Perëndimor.
Ministrat e Jashtëm u bëjnë thirrje të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor që të ndërmarrin masat e nevojshme për të luftuar abuzimet me lëvizjen e lirë nëpër Bashkimin Europian në mënyrë që qytetarët e tjerë të gëzojnë të drejtën e kësaj lëvizje.
Në deklaratë thuhet se Komisioni Europian do të vazhdojë të monitorojë nga afër situatën dhe do të rrisë bashkëpunimin me vendet e Ballkanit Perëndimor nga ku kanë mbërritur kërkesat më të shumta për azil.
Në raportet e KE-së thuhet se është rritur me 75 përqind numri i azilkërkuesve që vijnë nga vendet e Ballkanit Perëndimor krahasuar kjo me një vit më parë. Komisionerja Malmstrom tha se duhet të forcohet bashkëpunimi në mënyrë që liberalizimi të mos rrezikohet. KE inkurajon vendet e Ballkanit Perëndimor që të forcojnë kontrollet dhe filtrat që ndalin kërkesat abuzuese për azil nëpër vendet e Bashkimit Europian.
Zonja Malmstrom shtoi se për të koordinuar punën do të shërbejë edhe një takim ndërministror në Tiranë në muajin nëntor.