Thashethemet rriten kerkesat e azilit

Megjithëse ishte përgatitur që në muajin gusht nga Komisioni, të alarmuar së fundmi nga rritja e numrit të azilkërkuesve, ministrat e brendshëm të BE-së diskutuan në Luksemburg raportin e tretë monitorues pas liberalizimit të vizave me vendet e Ballkanit.
Mekanizmi që ndjek respektimin e regjimit pa viza nga Shqipëria dhe vendet e tjera të rajonit përfshin të dhëna të detajuara mbi azilkërkuesit dhe nxjerr në pah shkaqet kryesore të fenomenit që rrezikon kthimin e regjimit të vizave. Sipas raportit, destinacionet e preferuara mbeten Belgjika, Gjermania, Luksemburgu, Suedia dhe Zvicra.
Raporti i sistemit të alarmit “FRONTEX” tregon se numri total i azilërkuesve nga rajoni ka shënuar rënie në krahasim me raportin paraardhës, për periudhën janar-prill 2012, ndërkohë që një rritje e lehtë u shënua në muajin maj.
Rënia ka ardhur kryesisht për shkak të uljes së konsiderueshme të numrit të azilkërkuesve nga Serbia dhe Maqedonia, të cilat mbeten ende dy kombësitë më të larta të azilërkuesve. Rritja e papritur në muajin maj vjen për shkak të rritjes së rëndësishme, e cila u pasua nga një rënie e rëndësishme, e aplikimeve nga qytetarë shqiptarë, të nxitur nga thashethemet dhe informacionet e gabuara.
Në pjesën e raportimit se si i ka zbatuar Shqipëria detyrimet e procesit të liberalizimit të vizave, përfundimet janë të njëjta me ato të raport-progresit në fushat e krimit, korrupsionit apo trafiqeve. Mangësi shënohen edhe në fushat e emigracionit dhe azilit.
”Në fushën e emigracionit është arritur një farë progresi. Marrëveshja e rikthimit vijon të zbatohet pa pengesa. Nga nëntori 2011 deri në mars 2012 u shënuan 2 407 raste kthimi. Duhen përforcuar institucionet e ngarkuara me zbatimin e strategjisë dhe planit të veprimit për emigrantët e kthyer. Miratimi i një Strategjie të re Kombëtare për Emigracionin mbetet pezull”, citohej në raport.
Përsa i përket azilkërkuesve, shkruhej: “Në fushën e azilit, kuadri ligjor dhe institucional është në vend. Deri në maj të vitit 2012, vendi numëron 82 refugjatë dhe 24 azilkërkues. Gjithsesi, përgatitja në këtë fushë duhet rritur. Asnjë dokument identifikimi nuk i ofrohet ende refugjatëve apo personave me mbrojtje shtesë. Regjimi shqiptar i vizave nuk përputhet ende plotësisht me kërkesat e BE-së”.
Sipas raportit të Komisionit, shkaqet kryesore që shtyjnë njerëzit të braktisin vendet e tyre për të kërkuar azil janë ekonomike.
”Arsyet më të përsëritura gjatë kërkesave për azil vijojnë të jenë mungesa e kujdesit shëndetësor, papunësia dhe mungesa e shkollimit. Përveç kësaj, një numër në rritje i azilkërkuesve janë nxitur të braktisin vendet e origjinës në bazë të thashethemeve dhe informacioneve të gabuara për marrjen e azilit për arësye ekonomike”, shkruhej në raport.
Sipas të njëjtit raport shumica e azilërkuesve janë nga komuniteti rom, një minoritet ky i cili në të gjitha vendet e rajonit vuan përjashtimin social dhe përkeqësimin e kushteve të jetesës. Komisioni raporton ndaj vendeve anëtare dhe Parlamentit për këtë proces çdo gjashtë muaj.

Pergatiti: Arta TOZAJ, Bruksel