E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE per Kosoven Fule Se shpejti dialog per vizat 1 2 3 4 5 13 vota e pr

Bashkimi Evropian premton se do të hapë së shpejti dialogun me Kosovën për liberalizimin e vizave. Komisioneri për Zgjerimin në BE, shtefan Fyle ka konfirmuar gjithashtu angazhimin e plotë të Brukselit për integrimin europian të Kosovës, dhe këto pas një takimi me ministren kosovare të integrimit, Vlora Çitaku. Por, ai ka vënë në dukje edhe kerkesat e qarta qe ka nga ana e tij Brukseli per qeverine e re te Prishtines. Lexo të plotë ...   Vizitat në Shqipëri e Maqedoni, Pacolli: Të suksesshme 1 2 3 4 5 (14 vota) e premte , 25 mars 2011 Presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli i ka vlerësuar të suksesshme dy vizitat e para zyrtare jashtë vendit, në Shqipëri dhe Maqedoni. Pacolli tha se në këto vizita është angazhuar për heqjen e barrierave të bashkëpunimit dhe për krijimin e kushteve për lëvizjen e lirë të mallrave dhe ideve. Lexo të plotë ...   Kosovë, korrupsioni pengesë për demokracinë 1 2 3 4 5 (14 vota) e enjte , 24 mars 2011 Korrupsioni në Kosovë vazhdon të jetë pengesa kryesore në zhvillimin e demokracisë, ekonomisë, konkurrencës së lirë dhe transparencës. Hasan Preteni, drejtor i Agjencisë Kosovare Kundër Korrupsionit tha se nuk është bërë progres sa i përket luftës ndaj korrupsionit dhe nuk ka pasur angazhim të duhur për ta parandaluar këtë dukuri negative. Lexo të plotë ...   Gjyqi për emrin, kundërakuzat e Greqisë në Hagë 1 2 3 4 5 (7 vota) e enjte , 24 mars 2011 Para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë Greqia paraqet argumentat e saj kundër akuzave të Maqedonisë. Sot mbahet seanca e parë dëgjimore që pritet të vijojë sërish nesër ndërsa Maqedonia paraqiti argumentat e saj në fillim të javës. Mosmarrveshjet 20 vjecare me vendin fqinj Maqedonia vendosi t’i adresojë para GJND-së duke e akuzuar se ka shkelur Marrëveshjen e Përkohshme kur ka bllokuar hyrjen e fqinjit verior në NATO në prill të vitit 2008.
Lexo të plotë ...   12 vjet nga ndërhyrja e NATO-s në Kosovë 1 2 3 4 5 (13 vota) e enjte , 24 mars 2011 Sot shënohet 12- vjetori i ndërhyrjes ushtarake së NATO-s ndaj bazave ushtarake dhe policore serbe në Kosovë dhe Serbi. Sulmet ajrore filluan me urdhër të ish- sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Havier Solana dhe të komanduara nga gjenerali amerikan Uesli Klark. Sulmet e Aleancës filluan pas dështimit të arritjes së marrëveshjes për paqe në Rambuje dhe Paris, mes Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga shtetet më të fuqishme.
Lexo të plotë ...   Vlerësohet Limaj, qeveria mohon përplasjet 1 2 3 4 5 (8 vota) e mërkurë , 23 mars 2011 Qeveria e Kosovës vlerëson qëndrimin e deputetit Fatmir Limaj për të bashkëpunuar me Drejtësinë, dhe nuk ka përplasje në qëndrime, edhe pse fletëarresti ndaj tij është vlerësuar si shkelje e ligjit nga Eulexi. Zëvendëskryeministri  Hajredin Kuci tha se  nuk ka përplasje  në mes Qeverisë së Kosovës  dhe deputetit Limaj, i cili ka deklaruar dorëzimin vullnetar të imunitetit për ti hapur rrugën hetimeve. Lexo të plotë ...   Çështja Limaj, Krasniqi: EULEX të zbatojë ligjet 1 2 3 4 5 (10 vota) e martë , 22 mars 2011 Kreu i Kuvendit në Kosovë, Jakup Krasniqi i kërkon EULEX-it të respektojë Kushtetutën e Kosovës sa i takon fletarrestit për deputetin Fatmir Limaj. Në kushtetutë në mënyrë shumë të qartë thuhet se deputeti i Kuvendit të Kosovës nuk mund të ndalohet dhe arrestohet, përderisa është duke kryer detyrën e  deputetit. Lexo të plotë ...   Konflikti Shkup- Athina, Haga shqyrton padinë maqedonase 1 2 3 4 5 (9 vota) e hënë , 21 mars 2011 Në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, fillon shqyrtimi kryesor në debatin ndërmjet Shkupit e Athinës për bllokadën e Greqisë ndaj hyrjes së Maqedonisë në NATO. Në nëntor të vitit 2008, Maqedonia e ka akuzuar Greqinë, se duke përdorur veton, ndaj pranimit të Maqedonisë në NATO, ka shkelur marrëveshjen e përkohshme nga viti 1995, me të cilën Athina ishte obliguar, të mos  pengonte integrimet ndërkombëtare të fqinjit verior.
Azhornuar së fundi ( e hënë , 21 mars 2011 ) Lexo të plotë ...   Limaj ndez debatet. Hetimi absurd. Gashi: Ka imunitet deputeti 1 2 3 4 5 (18 vota) e premte , 18 mars 2011 Deklarata e deputetit Fatmir Limaj se është gati të heqë dorë nga imuniteti për t’iu nënshtruar hetimeve, ka hapur debat në Kosovë, ndërsa EULEX shprehet se nuk ka kërkuar heqjen e imunitetit për   për deputetin. Edhe pse misioni i BE-së ka lëshuar fletë arresti për Limajn nën akuzën e krimeve të luftës, çështja e imunitetit ndodhet ende në sqarim.
Azhornuar së fundi ( e premte , 18 mars 2011 ) Lexo të plotë ...   Armëpushimi në Libi, NATO gati planin e ndërhyrjes 1 2 3 4 5 (9 vota) e premte , 18 mars 2011 Qeveria libiane ka deklaruar armëpushimin pas miratimit të rezolutës së këshillit të sigurimit të OKB-së që vendos ndalim fluturimin mbi vend dhe mbështet ndërmarrjen e të gjitha veprimeve, përvec ndërhyrjes tokësore për të mbrojtur civilët. Ministri i Jashtëm i Libisë, Mussa Kussa njoftoi se armëpushimi ka për qëllim mbrojtjes e civilëve.
Lexo të plotë ...

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›