E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greva e Nikolic kreu PP ne spital 1 2 3 4 5 4 vota e hene 18 prill 20

Kryetari i Partisë Progresiste në Serbi, Tomisllav Nikoliç, i cili është në grevë urie, mbrëmë vonë është dërguar në spital, pasi gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar. Mjeku Momçillo Babiq, u tha gazetarëve se Tomisllav Nikoliq, refuzon të marrë terapi dhe infuzion, por së shpejti ai, megjithatë, do të duhej të merrte “ndonjë lloj të terapie”.
Lexo të plotë ...   Shtyhet rregjistrimi. Serbët e veriut të Kosovës refuzojnë 1 2 3 4 5 (7 vota) e diel , 17 prill 2011 Regjistrimi i Popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave në Kosovë nuk ka përfunduar me 15 prill siç ishte parashikuar  pasi Komisioni Qendror për Regjistrimin e Popullsisë ka bërë zgjatjen e  këtij procesi edhe tri dite të tjera në Prishtinë, Ferizaj dhe në pesë komuna.
Lexo të plotë ...   Opozita serbe në rrugë. Kërkohen zgjedhje të parakohshme 1 2 3 4 5 (3 vota) e diel , 17 prill 2011 Zgjedhje të parakohshme, rritje të pagave dhe luftë kundër krimit dhe korrupsionit kanë kërkuar dhjetra- mijëra serbë në sheshin kryesore të  Beogradit. Sipas kreut të opozitës, Tomislav Nikolic, 50 mijë vetë kërkuan rënien e qeverisë në pushtet që nga viti 2008. Përkrahësit e opozitës mbërritën në kryeqytet nga pjesë të ndryshme të Serbisë, duke valëvitur flamuj serb dhe pankarta ku bëhej thirrje për rrëzimin e qeverisë.
Lexo të plotë ...   Dialogu Prishtinë- Beograd. Mbahet raundi i tretë në Bruksel 1 2 3 4 5 (7 vota) e premte , 15 prill 2011 Raundi i trete i bisedimeve midis Prishtines dhe Beogradit për çështje praktike nisi në Bruksel mes dy delegacioneve që drejtohen nga Edita Tahiri dhe Bojko Stefanovic. Në axhendën e raundit të tretë përfshihet dialogu per dokumentet qe kane te bejne me levizjen e lire te qytetareve dhe te mallrave, siç jane pasaportat, diplomat shkollore e universitare, targat e automjeteve.
Lexo të plotë ...   PE mbështet Kosovën. Buzek: Vazhdoni dialogun me Beogradin 1 2 3 4 5 (9 vota) e mërkurë , 13 prill 2011 Kreu i Parlamentit Europian, Jerzi Busek ka kërkuar reformat ë gjithanashme dhe bashkëpunim rajonal për Kosovën, gjatë takimit që i rezervoi kryeparlamentarit Krasniqi në Bruksel. Ky i fundit në ditën e parë të vizitës zyrtare, gjatë së cilës do të marrë pjesë në konferencën “Ballkani Perëndimor – drejt një Evrope më të integruar”, i shprehu mirënjohje Parlamentit Evropian për qëndrimin korrekt ndaj Kosovës.
Azhornuar së fundi ( e mërkurë , 13 prill 2011 ) Lexo të plotë ...   Njohja e Kosovës, Jahjaga: Diplomacia të jetë më aktive 1 2 3 4 5 (7 vota) e mërkurë , 13 prill 2011 Presidentja e Kosoves Atifete Jahjaga ka kerkuar nga diplomacia kosovare qe te jete me aktive ne lobimin e saj per me shumë njohje per Kosoven. Ajo ka vendosur prioritet për ministrinë e Punëve të Jashtme edhe angazhimin per integrimin e vendit në mekanizmat ndërkombëtar, thellimin e bashkepunimit me vendet e rajonit si dhe përfaqësimin e interesave të  qytetarëve të Kosovës qe aktualisht jetojne ne vende te ndryshme te botes.
Lexo të plotë ...   Rregjistrimi i popullsisë në Kosovë, procesi po ecën me shpejtësi 1 2 3 4 5 (6 vota) e martë , 12 prill 2011 Procesi i regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave në Kosovë i filluar me 1 prill është duke vijuar sipas ecurive të parashikuara. Deri tani janë regjistruar pjesa më e madhe e popullsisë në Kosovës në të parin proces të këtij lloji në tre dekada. Mahir Yagcilar, ministër i Administratës Publike tha se regjistrimi i popullsisë mundëson një pasqyrë më reale të gjendje së përgjithshme të qytetarëve në Kosovës.
Lexo të plotë ...   Reformat në Kosovë, Kuci: Do zbatohet marrëveshja 1 2 3 4 5 (7 vota) e hënë , 11 prill 2011 Themelimi i komisioneve për ndryshime kushtetuese dhe reforma zgjedhor në marrëveshjen e arritur në mes dy partnerëve të koalicionit PDK-AKR dhe partisë më të madhe opozitare LDK pritet të fillojnë në ditët në vazhdim. Hajredin Kuçi, ministër i Drejtësisë, tha se pas miratimit të marrëveshjes në Kuvendin e Kosovës, tani përgjegjësia është tek grupet parlamentare që duhet të merren me procedurat për formimin e komisioneve.
Lexo të plotë ...   Kriza politike, Maqedonia shkon në zgjedhje të parakohshme 1 2 3 4 5 (7 vota) e hënë , 11 prill 2011 Kuvendi i Maqedonisë do të shpërndahet më 14 prill kurse më 5 qershor do të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Njoftimi u bë i ditur nga kryeparlamentari Trajko Veljanovski pas konsultimeve me grupet parlamentare, ku munguan ato të opozitës. 

Lexo të plotë ...   Integrimi në BE, Barroso në Mal të Zi: Vini në jetë reformat 1 2 3 4 5 (5 vota) e shtunë , 09 prill 2011 Brukseli I bën thirrje zyrtarëve malazezë të zbatojnë reformat e nevojshme për integrimin në BE. Kryetari i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso pohoi në Podgoricë ku ndodhej për një vizitë zyrtare se vendi ndodhet në fazën përfundimtare të procesit. Ai përshendeti angazhimin dhe përkushtimin që tregon kryeministri i ri Igor Llukshiq, por nënvizoi se Brukseli kërkon nga Podgorica rezultate konkrete dhe të prekshme.
Lexo të plotë ...

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›