BE përshëndet armëpushimin Izrael-Liban/ Von der Leyen: Një lehtësim por duhet një rrugë drejt paqes së përhershme

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka mirëpritur armëpushimin 10-ditor midis Izraelit dhe Libanit, të shpallur nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump
“Ky është një lehtësim, pasi ky konflikt ka marrë tashmë shumë jetë”, shkruan von der Leyen në X.
Von der Leyen thekson se tani nevojitet një rrugë drejt “paqes së përhershme”, jo “vetëm një paqe e përkohshme”, dhe shton se Evropa do të vazhdojë të bëjë thirrje për “respekt të plotë të sovranitetit të Libanit”.

Lajmi për arritjen e armëpushimit 10-ditor mes Izraelit dhe Libanit u dha pak më herët nga presidenti i SHBA, Donald Trump.
Në një postim në Truth Social, Trump shkruante se armëpushimi do të nisë në orën 17:00 (EST), por asnjë nga palët ende nuk ka konfirmim.
LEXO EDHE: Arrihet armëpushimi Izrael-Liban, Trump: Kjo do të jetë lufta e 10-të që zgjidh
Ky zhvillim vjen pas sulmeve ajrore izraelite që shkatërruan një urë kyçe, e njohur si ura Qasmiyeh, që lidh jugun e Libanit me pjesën tjetër të vendit.