BE përshëndet fitoren e Nikolic
BRUKSEL-Bashkimi Europian e uroi presidentin e ri të Serbisë, Tomislv Nikolic për fitoren e arritur në balotazhin e një dite më parë.
Në deklaratën e përbashkët të presidentit të Komisionit Europian Hoze Manuel Barrozo dhe Presidentit të Bashkimit Europian Herman Van Rompuy, thuhet se shpresojnë që Nikoliç të adresojë sfidat që i dalin përpara Serbisë, duke nxitur nder të tjera, progresin e mëtejshem në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit për përmiresim te dukshem dhe te qendrueshem te marredhenieve.
Sipas dy lidereve Europiane, perspektiva europiane e Serbisë është konkrete dhe për këtë arsye Brukseli beson ne përkushtimin personal të presidentit Nikoliç për të arritur këtë qëllim, thuhet në deklaratë.
(d.b/News24/BalkanWeb)